E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujku qe turret

Probleme te trashegimise se shpatave orientale dhe evropiane ne muzete e Shqiperise. Shpetimi i shpatave ka vetem nje mbiemer laboratorik Si nje nderhyrje delikate madje shume delikate ajo kerkon nje baze materiale laboratorike jo te kushtueshme por nje volum shume te madh pune. Pervoja jone e krahasuar edhe me pervojen e Muzeut te Armeve te Vjenes tregon se restaurimi i nje shpate kerkon rreth dy muaj kohe per ato me pak probleme restaurimi i shpatave damaskine kerkon me shume ne nje rast eshte dashur pese muaj pune. Deri tani jane restauruar rreth 30 cope. Mbeten akoma edhe 170 te tjera. Do te duhen rreth 340 muaj pune per te shpetuar ato. Gati 30 vjet pune

Sot ne te gjithe muzete e Shqiperise ruhen jo me shume se 200 cope shpata dekorative dhe luftarake te cilat ne shumicen dermuese te rasteve kane shkrime te ndryshme ne gjuhet orientale ndonje ne latinisht apo me shkrime cirilike simbole etj. Vetem trembedhjete cope prej tyre jane damaskine. Me te vjetrat lidhen me sa duket me betejen e Sfetigradit pra shek. XV. Me me emer eshte ajo e Sulltan Bajazitit II shume-shume e fillimit te shek. XVI. Ato kane vlere historike dhe dekorative. Vec rasteve te mesiperme po permendim shpaten e Hodo Pashes qe sic shkruhet me argjend ne tehun e saj ishte oficer i larte ne Shkoder dhe qe historikisht i bie te jete gjyshi i Hodo Beut qe mbrojti Ulqimin dhe Tivarin ato kozake shpatat e Pasaut apo Solingenit me stampen Ujku qe turret te perdorura nga mercenaret gjermane qe sherbyen ne ushtrine e Skenderbeut ne betejen e Sfetigradit te vitit 1449 apo te serise se famshme me heronjt e lashtesise si Hanibalin e Kartagjenes etj. etj.

Vlera historike dhe studimore

Vlera e ketyre shpatave eshte e dyfishte

a Vlera historike permbledh pronesine qe merr karakter te vecante sipas pronarit apo ngjarjeve historike te kohes. Ne disa raste gjinden edhe emrat e mjeshtrave te prodhimit dhe pse jo edhe te punishteve perkatese. Ne baze te te tilla te dhenave arrijme te gjejme rruget e tregtimit dhe orientimin e tregut importues shqiptar ne te kaluaren si dhe preferencat.

b. Vlera artistike dhe teknologjike. Shpatat kane shkrime ne disa gjuhe orientale etj. Ne to eshte aplikuar art sepse shpatat dekorative jane realizime artistike ku mjeshtri prodhues derdhte aftesite e tij. Ato kane vlera gjuhesore per shkrimet qe permbajne. Ato kane vlera per stampat e punishteve prodhuese. Duke pasur lutje fetare apo poema fetare dhe folklorike ato japin baze studimore per fushat perkatese.

Vlerat muzeale

Duke u bazuar ne sa me siper ato permbajne edhe vlera muzeale te vecanta. Mund te permendim p.sh se shpatat damaskine jane te rralla edhe ne shume muzeume me emer te Evropes apo mungojne fare. Edhe shpata te tjera qe bejne pjese ne kete koleksion jane te rralla. Ka nga ato qe per nga bukuria dhe historia do te mund te meritonin vend nderi edhe ne muzeumet me te famshem te botes madje edhe ata mbreterore. Me te gjitha keto cilesi sa eshte vlera e tyre monetare Shpata e Sulltan Bajazitit II u vleresua nga njohesit e ankandeve boterore ne rreth 1000000 euro shpatat damaskine te pademtuara shiten ne ankandet e Londres me nje shume deri ne 200000 paund te tjerat sipas pronesise dekoracionit dhe historise kane nje vlefte 1500-8000 euro per cope ka edhe te demtuara qe kushtojne me pak. A mund te themi se sa kushton nje shpate me stampen Ujku qe turret e perdorur nga ushtrite e Skenderbeut kur te tilla shiten ne tregun evropian rreth 7000 euro copa Por nuk duhet harruar se vlera reale e tyre percaktohet ne ankande.

Gjendja dhe demtimet

Gjendja e konservimit te tyre eshte per te ardhur keq madje deri atje sa duhet te ulerish Kjo vlere nderkombetare dhe shqiptare po shkaterrohet. Po shkallmohen shkrimet e arta dhe te argjendta po i ha perpjete ndryshku. Po prishen shkrimet pra po humbet identiteti. Vlera e tyre historike dhe artistike dhe monetare eshte ne pikiate Duhen shpetuar Ka akoma mundesi per ti shpetuar por gjithnje e me pak per arsye te gerryerjes se parikuperueshme te ndryshkut.

Shpetimi i shpatave nga shkaterrimi

Shpetimi i shpatave ka vetem nje mbiemer laboratorik Shpetimi i tyre mund te behet vetem ne laboratore te pajisur dhe nga specialiste me nje pergatitje shume te larte ndryshe cdo nderhyrje do te perfundoje si ne rastin e Muzeut te armeve ne Gjirokaster.

Si nje nderhyrje delikate madje shume delikate ajo kerkon nje baze materiale laboratorike jo te kushtueshme por nje volum shume te madh pune. Eksperienca jone e krahasuar edhe me eksperiencen e Muzeut te armeve te Vjenes tregon se restaurimi i nje shpate kerkon rreth dy muaj kohe per ato me pak probleme restaurimi i shpatave damaskine kerkon me shume ne nje rast eshte dashur pese muaj pune. Deri tani jane restauruar rreth 30 cope. Mbeten akoma edhe 170 te tjera. Do te duhen rreth 340 muaj pune per te shpetuar ato. Gati 30 vjet pune

Sic shihet ne kete rast nuk shtrohet ceshtja e angazhimit te nje specialisti te vetem ne kete pune sepse jane edhe rreth 1500 arme zjarri qe kerkojne nje nderhyrje te ngjashme nga ana teknike por me me pak kohe pune. Angazhimi i nje specialisti po e po por duhet menduar per krijimin e nje ekipi te specializuar posacerisht ne kete drejtim. Kjo kerkon dy gjera a mbeshtetjen financiare te nje specialisti qe do te transmetoje eksperiencen dhe b mbeshtetjen financiare te bazes materiale.

Organizimi prane shkolles se UNESCO-s

Kjo pune mund te organizohet prane Shkolles se restaurimit organizuar nga UNESCO. Kursi ne baze te standardeve boterore do te vazhdoje tre vjet. Kostoja Paga e nje specialisti dhe blerja e bazes materiale nuk gjendet aktualisht ne Shkollen e Restaurimit.

Problem mbetet pjesemarrja dhe perzgjedhja e kuadrit qe duhet te perballoje kete pune per nga dijet kimike dhe ngarkesen shume te larte nervore dhe psikologjike. Nga kjo pikepamje mund te parashikohet nje pagese e arsyeshme per pjesemarresit tre deri kater vete gjate te gjithe kohes se kualifikimit. Paraprakisht duhen seleksionuar kandidatet pikerisht ne baze te ketyre kerkesave.

Ata qe perfitojne nga mbeshtetja e kesaj pune jane muzeologjia dhe studimet shqiptare e ato boterore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›