Komiteti i Helsinkit Nuk ka amnisti per rastet e Hages

Pamje nga Gjykata e Hages
Shkup 22 korrik 2011 NOA- Parlamenti i Maqedonise permes interpretimit autentik te Ligjit per amnisti ka mbyllur rastet e Hages qe ngarkonin ish-kreret dhe ish-luftetare te UK-se.
Komiteti i Helsinkit per te drejtat e njeriut permes nje komunikate per shtyp sot ka kundershtuar vendimin e Parlamentit te Maqedonise i cili me 19 korrik miratoi interpretimin autentik te ligjit per amnisti me cka mbylli rastet e Hages.
Per krime kunder njerezimit nuk mund te kete amnisti. Askush ne asnje rast nuk mund te amnistohet per shkelje te renda te drejtes nderkombetare humanitare thuhet ne komunikaten e Komitetit te Helsinkit.
Nga Komiteti i Helsinkit paralajmerojne se dilemat per zgjidhjen e rasteve te Hages nga aspekti i sundimit te ligjit jane vecanerisht te rrezikshme per shkak te mundesise se nderhyrjes dhe ndikimit te politikes.
Parlamenti miratoi interpretimin autentik te ligjit per amnisti me cka tregoi se per shkak te nevojave te veta megjithate mund te ndikoje ne institucionet qe kane te bejne me sferen e drejtesise dhe se tek ne nuk ekziston dhe nuk respektohet ndarja e pushteteve thuhet me tej ne komunikate.
Parlamenti i Maqedonise permes interpretimit autentik te Ligjit per amnisti ka mbyllur rastet e Hages qe ngarkonin ish-kreret dhe ish-luftetare te UK-se.
Sipas propozimit te miratuar neni 1 i Ligjit per amnisti duhet te interpretohet ashtu qe amnistia te zbatohet per te gjithe kryeresit e veprave te lidhura me konfliktin e vitit 2001 pervec personave qe kane kryer krime te lidhura me konfliktin dhe per te cilet eshte ngritur procedure nga Tribunali i Hages.
Rastet e Hages ishin udheheqest e UK-se rasti Neproshtene lidhur me te zhdukurit maqedonas Punetoret e Mavroves lidhur me maltretimin e disa punetoreve maqedonas si dhe rasti Penda e Likoves e cila ka te beje me nderprerjen e ujit ne penden e Likoves per banoret e komunes se Kumanoves gjate konfliktit te vitit 2001.
Deputetet e opozites nga radhet e LSDM ishin me te zeshem kunder miratimit te propozimit duke nenvizuar se me kete propozim rrenohet shteti i se drejtes dhe se lirohen nga pergjegjesia njerezit qe kane kryer krime kunder njerezimit.
NOA/INA