Një jurist në kreu të QSUT-së

Ky spital, i cili vuan nga probleme të shumta të menaxhimit, do të drejtohet nga Edmond Rushiti, i cili u zgjodh mbas konsultimeve të Bordit të QSUT, mes tri kandidaturave.
Ministri Tavo ka theksuar se vendimet që do të merren në këtë institucion nuk duhet të jenë vetëm nga drejtuesit, por pas konsultimeve me shefat e shërbimeve dhe Këshillin Konsultativ të QSUT. “Spitali terciar duhet të ketë një bashkëpunim mes shefave të shërbimeve dhe drejtuesve. Po kështu duhet të mblidhet edhe Këshilli Konsultativ për marrjen e vendimeve, këshill që ka mbi 10 vjet që nuk funksionon. Ndaj do iu kërkoja që çdo vendim që do të merret të jetë pas konsultimeve të gjera në mënyrë që pacientët të marrin një shërbim sa më te kualifikuar” tha Tavo. Ky i fundit ka kërkuar edhe një bashkëpunim të mirë me Dekanatin e Universitetit të Mjekësisë, ku së bashku me MSH-në të funksionojnë si një trekëndësh në të mirë të shërbimit shëndetësor.
Gjatë takimit, kreu i Shëndetësisë u ka bërë me dije shefave të shërbimeve se së shpejti do të mblidhet Komisioni i Barnave të Rimbursueshme, ku do të bëhen diskutimet dhe të vendoset për ndryshimet të cilat do të jenë në fuqi në 1 Janar 2013. Në kuadër të kësaj një tjetër apel i bërë për mjekët ka qenë edhe përshkrimi i recetave, ku mjekët e QSUT tu ofrojnë pacientëve barnat të cilat disponon spitali.
Drejtori i Ri i QSUT-së, Z. Edmond Rrushi gjatë fjalës së tij ka pohuar se kjo detyrë nuk është një privilegj por një përgjegjësi e madhe, pasi në këtë institucion janë elita e mjekëve ndërkohë që ky është edhe një sektor i ndjeshëm, ku kërkon një vëmendje dhe përkushtim.
Edmond Rrushi vjen pas një përvoje pune si nëndrejtor i ALUIZNI-t, ndërsa më herët ka punuar si kancelar në një prej universiteteve në vend. Ai është diplomuar Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës me nota të shkëlqyera. Po kështu ka përfunduar edhe studimet Master në Unuiversitetin e Tiranës. /Start/
2012-09-18 15:49