Vrau vëllain dhe gjyshin e ish-gruas, “arrest në burg” për 25-vjeçarin

Gjykata e Pogradecit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 25 vjeçarin Romeo Myrtezai, i cili pak ditë më parë vrau vëllain e tij dhe gjyshin e ish-bashkëshortes.
Masa e sigurisë i është komunikuar Murtezait në ambjentet e spitalit të Podradecit ku 25-vjeçari ndodhet I shtruar pasi u plagos gjatë ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Pogradecit ku Romeo Myrtezai nën efektin e alkoolit, ka qëlluar për vdekje vëllain e tij Dritan Myrtezai 38 vjeç dhe gjyshin e ish- gruas, Fatmir Muhaxhirin 65 vjeç.
Familja Mytezai i përket komunitetit rom dhe para 6 muajve Romeo Myrtezai ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij.