E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashtë, përurohet hidrocentrali i 100 mijë familjeve!

Ky hidrocentral është i pari në vend që ndërtohet me turbina tërësisht moderne që prodhojnë maksimalisht energji elektrike, duke shfrytëzuar në maksimum kapacitetet ujore.

Puna për ndërtimin e këtij hidrocentrali ka nisur në fillim të vitit 2010, ndërsa janë investuar 200 milion euro. Ky është hidrocentrali i katërt nga madhësia në Shqipëri. Hidrocentrali nuk do të shkaktojë probleme në mjedis, ndërsa merret me koncesion nga austriakët për një periudhë 35-vjeçare.

 Pas kësaj, hidrocentrali i dorëzohet shtetit shqiptar. Impianti është ndarë në dy pjesë: Ashta I, i cili prodhon energji me anë të turbinave Hydro Matrix, dhe pas derdhjes, uji shkon me një kanal rreth 5 km të gjatë, ku shfrytëzohet sërish për prodhimin e energjisë kësaj here në HEC-in Ashta II. Kapaciteti i Ashta 1 dhe Ashta 2 është rreth 53 megavat (MW) dhe çdo vit do të prodhohen rreth 240 milion kilovat-orë energji elektrike.

Për ceremoninë e rasti ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i cili deklaroi se sot inaugurohet një kryevepër e vërtetë energjetike në Evropë dhe më gjerë. “Ky është hidrocentrali më i madh që ekziston sot me teknologjinë e turbinave Matrix. Hidrocentrali Ashta, ka respektuar standardet më të larta mjedisore. Peshqit kanë kanalin e tyre të veçantë që të ngjiten nga deti në ujërat e hidrocentralit. Ne inaugurojmë sot jo vetëm HEC-in me turbina Matrix më të madh në botë, por edhe një shkollë të vërtetë të ruajtjes së mjedisit. Ne inaugurojmë sot investimin më të madh të energjetikës në 30 vitet e fundit. Jashtë politikës nuk mund të mos theksoj se kjo vepër inaugurohet në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe në këto 100 vjet, cilido që hedh sytë në marrëdhëniet midis dy kombeve tona (me Austrinë) do të gjejë marrëdhënie të shkëlqyera”, theksoi Berisha.

Kryeministri shtoi kjo vepër energjetike i bashkohet një etape të rëndësishme të projekteve më madhore: të shndërrimit të Shqipërisë në një superfuqi të vogël në rajon. “Garantoj se qeveria do të bëjë gjithçka për të lehtësuar klimën e biznesit për ta bërë Shqipërinë sa më miqësore ndaj investitorëve të huaj. Jemi të bindur se kjo klimë e thellë që ka pllakosur Evropën dhe më gjerë, ka vetëm një zgjidhje; kjo zgjidhje qëndron në mbështetjen e biznesit. Një muaj më parë, një botim prestigjioz merrte dy shembuj: merrte vendin tim, që pak vite më parë radhitej i 84-ti, sot radhitet i 12-ti. Ambicia jonë është që tek liria ekonomike qëndron i gjithë potenciali për të përballuar me sukses këtë krizë që ka pllakosur Evropën dhe më gjerë”, shtoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-09-18 10:43
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›