E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje kazan qe zien

Perpjekjet nderkombetare per zgjidhjen e krizes shqiptare duhen mirekuptuar si perpjekje per te sheruar pasojat e 21 janarit dhe si te tilla ato jane vetem nje qetesues mbi plagen e pasheruar te krizes shqiptare.


I derguari europian per krizen por dhe angazhimi ne nivele te larta i diplomacise se SHBA-se jane fokusuar te gjithe tek ndalja e dhunes ndalja e protestave dhe hetimi per vrasjet e ndodhura perballe zyrave te kryeministrit Sali Berisha.


Ky nivel i larte angazhimi ne te vertete nuk i pergjigjet rendesise qe ka ne qetesimin e situates ne Shqiperi pas 21 janarit.
Ajo qe ndodhi me 21 janar eshte e qarte.


Me 21 janar ne nje demonstrate rutine te dhunshme kryeministri Berisha ka urdheruar dhe po mbron vrasesit e tre qytetareve shqiptare. Kjo natyrisht qe ka rritur zemerimin popullor dhe perbetimin e opozites per protesta por nuk ka ndryshuar asgje nga shkaqet pse ndodhi 21 janari. Me to nuk po merret askush dhe derisa ato te injorohen 21 janari do te perseritet ose ne formen e tij makabre ose ne forma te tjera pasi ajo eshte pasoje e nje plage te pasheruar.


Sic eshte vleresuar dhe nga media e huaj dhe ajo shqiptare 21 janarin e prodhoi injorimi i vazhdueshem i krizes shqiptare nga qeveria e kryeministrit Berisha dhe mbyllja e deres ndaj opozites per cdo opsion te saj. Historia e politikes shqiptare pas 28 qershorit eshte nje perpjekje konstante per te delegjitimuar cdo levizje politike te opozites dhe per ta bere ate te pafuqishme per te perfaqesuar shoqerine opozitare ne Shqiperi.


Asaj iu mohua ne menyre arrogante transparenca e zgjedhjeve dhe te gjitha shqetesimet e saj mbi nivelin galopant te korrupsionit ne Shqiperi. Dhe si per te derdhur kupen e durimit para shqiptareve shfaqet arroganca e Sali Berishes dhe Ilir Metes te kapur me ze dhe figure duke plackitur Shqiperine te cilet fyen dyfish shqiptaret me menyren se si donin te justifikonin ate qe po bejne perdite.


Pra drejt 21 janarit shqiptaret shkuan te fyer nga pushteti te fyer nga arroganca e tij per transparencen e zgjedhjeve dhe transparencen e qeverisjes te zemeruar nga aferat e perditshme ku familjaret e pushtetit jane shpallur qytetare te dores se pare dhe shqiptaret qytetare te dore se dyte. Perendimi u dorezua ndaj kesaj arrogance. Edhe opozita u kryqezua si i paafte ndaj kesaj arrogance.


Qytetaret nuk u dorezuan dhe dolen ne rruge duke ndodhur ajo qe ndodhi.
Tashme ne kemi nje vemendje te madhe perendimore per te zgjidhur pasojat e 21 janarit. Kjo eshte nje gje e mire por asgje nuk sjell stabilitet ne Shqiperi pa u zgjidhur problemet qe prodhuan 21 janarin.


Perpara se kryeministria te mbrohet me gardiste te papergjegjshem dhe elemente kriminal te rekrutuar nga familja ne pushtet ajo mbrohet me mjete politike mbrohet me dialog dhe respektim te institucioneve. Pas 21 janarit Berisha shpalli nje grusht shteti duke mos njohur institucionet e drejtesise duke uzurpuar kompetenca te presidentit dhe duke i shpallur lufte fizike opozites dhe denim me vdekje liderit te saj.


Kjo rriti artificialisht tensionin tek faktori nderkombetar dhe dje Berisha me pafytyresine e tij klasike u terhoq nga cmendurite e tij dhe kjo po i vleresohet si pozitive. Kjo eshte nje qasje sempliste ndaj krizes nje manover per tu qetesuar nga profili i papergjegjshem i Sali Berishes nga i cili kane frike se mund ti vere zjarrin Shqiperise si ne vitin 1997. shte gabim. Shqiperia nuk i rikthehet me vitit 1997 per shume faktore. Mbi te gjithe se dhe vete Sali Berisha pavaresisht se po i ben gjithe adetet e vitit 1997 nuk shkon deri tek anarkia dhe dhuna ne rruge pasi ai nuk eshte me asketi dhe i vetmuari i vitit 1997.


Ai ka femije te pasur me prona prej miliardesh mbesa e farefis qe kane Shqiperine prone te tyre dhe ata nuk jane te gatshem ti vene flaken asaj aq lehte. Edhe pse shpesh ai e mermerit skenarin tunizian ana e tmerrshme e atij skenari eshte se populli filloi tu vere zjarrin pronave te nipave mbesave e dhendureve dhe farefisit te Ben Alise.


Kjo eshte nje arsye e forte qe vete Berisha perpiqet te frikesoje Perendimin me gjestet e vitit 1997 por nuk e kthen dot Shqiperine ne ate kohe. Pertej tij eshte nje Shqiperi tjeter qe nuk behet si ajo e vitit 1997. Ka dhjetera faktore te tjere ne Shqiperi qe dine te mbrojne dhe ta ruajne kete vend pavaresisht cmendurive te nje njeriu dhe nuk do te kete me nje vit 1997.


Ajo qe ndodhi me 21 janar eshte nje krize e menaxhueshme. Askush nuk mund te qetesoje shpirtrat e zemeruar bile as familjaret e viktimave nese arrin ne perfundim se ata u vrane nga qites nga Gramshi apo nje qites nga Tropoja. Zemerimi ndalet kur te bien arsyet perse njerezit dolen ne rruge te zemeruar me 21 janar.

Kriza nuk e ka ditelindjen me 21 janar. E ka me heret bile me heret edhe se 28 qershori i vitit 2009 kur trupi i dobesuar i demokracise shqiptare nuk i rezistoi dot virusit te zgjedhjeve te vjedhura. Prandaj nese duhet ta njohim kete krize dhe nese duhet ta zgjidhim duhet ta nisim me ditelindjen e saj. 21 janari eshte ditelindje e gabuar eshte ne nje fare menyre si ditelindja fallco e Sali Berishes me 15 tetor.


Arsyet perse ndodhi 21 janari jane ende gjalle jane cdo dite para nesh si kufoma te gjalla. Ne ende shohim ne ekrane kufomen e gjalle te Ilir Metes kufomen e gjalle te Lulzim Bashes dhe kryeministrin buzeplasur Sali Berisha qe duan te na shesin krimin per heroizem dhe plackitjen per qeverisje. Paqja vjen nga nje zgjidhje politike qe i jep fund arsyeve qe nxoren njerezit ne rruge me 21 janar dhe jo nga paradat ushtarake gjestet makabre te lavderimit te vrasesve apo investimet e diplomacise perendimore tek qetesimi i qytetareve dhe shtetareve.


Kjo nuk eshte nje histori e ndonje burri shteti apo ndonje burri mileti. Kjo eshte nje histori e anomalise se demokracise shqiptare qe duhet korrigjuar ne thelb. Nje kazan qe zien nuk ndalet duke e ruajtur mos derdhet por duke fikur zjarrin. Dhe ai eshte ne zjarr para 21 janarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›