E Diel, 1 Nëntor 2026

Një këmbësor goditet nga kamioni dhe vdes

Fushë Kosovë, 5 gusht – Sot rreth orës 11:30, në rrugën "Nëna Terezë", në afërsi të shkollës "Mihajl Grameno" në Fushë Kosovë, është raportuar për një aksident komunikacioni rrugor, me ç’rast e ka pësuar një këmbësor.

Në bazë të hetimeve preliminare nga hetuesit, dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur ngasësi i kamionit të llojit Skania, me targa KS, ishte duke lëvizur nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Fushë Kosovës, në shiritin e djathtë të lëvizjes. Me të arritur në rrugën "Nëna Tereza" në Fushë Kosovë, në afërsi të shkollës, në momentin kur këmbësori, akoma i paidentifikuar, ishte duke e kaluar rrugën ai është goditur nga kamioni.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi , ndërsa ngasësi i kamionit është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›