Policia konfiskon 8 armë dhe drogë në Skenderaj

Skenderaj, 5 gusht - Gjatë ushtrimit të një urdhër kontrolli në Skenderaj, policia ka konfiskuar bimë narkotike, rreth 300 fara të dyshuara të jenë të kanabis sativa, mbi 300 gramë marihuanë, katër pushkë dhe katër revole.
Zyrtarë policorë nga stacioni policor i Skenderajt, të përkrahur nga njësi të specializuara të PK-së, sot në orët e hershme të mëngjesit kanë realizuar një kontroll në shtëpitë e banimit si dhe lokalet përcjellëse të dy personave të dyshuar në Skenderaj.
Kontrolli është kryer në bazë të urdhër-kontrollit lëshuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake me dyshimit e bazuar për veprat penale Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve (neni 328 i Kodit Penal të Kosovës). Policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar këto armë: një revole "Star" lancer, cal.22, me një karikator, revole Colt Orih, cal 22,
dy pushkë gjuetie cal 12 mm, një pushkë gjuetie cal 7.65 mm, një pushkë ajrore me snajper cal.22 mm, si dhe 58 fishekë kalibrash të ndryshëm, një revole tip Sig Sauer, cal 9 mm me tre karikatorë dhe 23 fishekë po të njëjtit kalibër, një revole Walther me një karikator cal 7.62 mm, 254 fishekë tjerë kalibrash të ndryshëm, disa rrënjë substancash narkotike, dyshohet të llojit kanabis të mbjella në kopshtin e tij, pastaj disa rrënjë tjera në bodrumin e shtëpisë së tij po të llojit kanabis, një pako me substanca narkotike, dyshohet e llojit marshuanë, dy qese me fara që dyshohen të jenë të llojit kanabisit (rreth 300 fara), si dhe një qese me substancë narkotike, dyshohet e llojit heroinë.
Policia ka arrestuar dy të dyshuar për posedim dhe prodhim të paautorizuar të substancave narkotike, si dhe për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve.
Njërit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit policor, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.