Një këndvështrim i ri për pronën
BLEDAR SKËNDERI
Shpesh Partinë Socialiste e kanë akuzuar se po tenton të bëjë për vete ish-pronarët (sipas akuzuesve) dhe ish-të përndjekurit. Shpesh dëgjojmë se PS po shkon djathtas duke tentuar një elektorat që nuk i përket. Të gjitha këto janë një perceptim i gabuar. PS, si një forcë politike elektorale serioze, shikon një konflikt të fortë social dhe dëshiron të gjejë një zgjidhje duke ofruar alternativen e saj. Mund të listoj se zhdukja e një pabarazie sociale duke i trajtuar të gjithë pronarët njëlloj, kthimi në vend i një të drejte të mohuar me dhunë dhe arbitraritet shtetëror dhe krijimi i kushteve për një proces normal të kthimit dhe kompensimit të pronave, të gjitha këto janë politika tërësisht të majta. Çështja e pronave ka mbetur në një qerthull të tillë, saqë publikisht është krijuar ideja se duhet një magjistar apo një magji për ta zgjidhur. Por mendoj se nuk ka nevojë për magjinë e ndonjërit të përfunduarit e procesit të trajtimit të kërkesave dhe kthimit fizik të pronës aty ku ajo është e lirë. Sepse sot ka afërsisht 8000 kërkesa të patrajtuara.
Kodi Civil thotë qartë se çdo bashkëpronar mund të kërkojë kthimin jo vetëm të pjesës së tij, por të të gjithë sendit të përbashkët, me kusht që ky tu dorëzohet gjithë bashkëpronarëve. Mbetet vetëm për tu zbatuar. Është i nevojshëm krijimi i një agjencie të Kthimit të Kompensimit të Pronave jo vetëm këtu në Tiranë, por të paktën në çdo qëndër qarku që agjencitë të jenë pranë njerëzve. Ka edhe një nevojë që të ndëshkohen abuzuesit me ligjin dhe pronën. Nëse ligji zbatohet, nuk do të ketë më pronarë të sajuar me vërtetime fakti të tipit gjyshi im e pati blerë tokën, por duke ardhur nga Kukësi, e vrau gjermani dhe nuk bëri dot kontratën e shitjes, apo deklarimi i një dëshmitari: më pati thënë baba se kur na vdiq gjyshi për të prerë dërrasat e arkivolit i pati marrë leje Hasanit, se pylli ishte i atij dhe Hasani mori 300 000 m2 pyll pasuri kombëtare.
Objektivi kryesor për organet e qeverisjes vendore në raport me pronën duhet të jetë plotësimi i të gjitha procedurave për të mundësuar përfundimin e transferimit të aseteve nga pushteti qendror në NJQV-të. Kjo kërkon ta konsiderojmë inventarizimin e pronave të paluajtshme të shtetit si të përfunduar brenda vitit të parë të qeverisjes sonë. Bazuar në ecurinë e diferencuar të këtij procesi në njësi të ndryshme vendore, kërkohet që, sipas gjendjes, nga administrata e njësisë vendore dhe këshilli përkatës, të veprohet:
- Për paraqitjen e propozimit për objektet që kërkohet të transferohen nga pushteti qendror në dobi të pushtetit vendor për ato prona që lidhen me shërbimet publike vendore dhe me ushtrimin e të gjitha funksioneve qeverisëse nga ana e njësisë vendore përkatëse.
- Në ndjekjen e procesit të transferimit pranë Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme (AITPP) në Ministrisë e Brendshme.
- Me publikimin e vendimit paraprak për transferimin e pronave dhe evidentimin e vërejtjeve eventuale, deri në prezantimin e tyre në AITPP.
- Me plotësimin dhe azhornimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e pronave në Zyrën e Regjistrimit të Pronave si pas një programi të veçantë të miratuar nga këshilli i njësisë vendore, duke e shoqëruar këtë proces, me planifikimin e fondeve të nevojshme.
2. Pronat publike kanë rendësi jetike për njësitë e qeverisjes vendore. Në mënyrë të përmbledhur përmendim që atyre, pronat u shërbejnë në drejtime, si:
- Për përmbushjen e funksioneve në shërbime publike për qytetarët nëpërmjet ushtrimit të përgjegjësive administrative, me anë të investimeve apo kompetencave të tjera ligjore.
- Për të mundësuar zhvillimin ekonomiko-social të njësisë nëpërmjet përfshirjes së potencialeve pasurore në programe të ndryshme me karakter të përgjithshëm apo sektorial.
- Si burim të ardhurash.
Duhet të kenë përparësi
Hartimi i dokumentacionit (dosja) e plotë për çdo aset, menjëherë pas inventarizimit të pronave, pavarësisht nëse është plotësuar apo jo procedura e transferimit dhe regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit të Pronave. Dosja letër e asetit duhet të përfshijë çdo dokumentacion specifik, përfshi projektet e ndërtesës, certifikatën e pronësisë (sipas mundësisë) vlerësimet e gjendjes, dokumentacionin e analizës së tregut, listën e investimeve të bëra në atë objekt, bilancet e funksionimit dhe mirëmbajtjes dhe çdo marrëveshje përdorimi qiraje, ose kontratë shitjeje.
Njësitë e qeverisjes vendore, duke iu referuar ligjit me përcaktimet përkatëse, kanë fuqi të plotë juridike për të vepruar për pronat që ato zotërojnë. Zotërimi mund të jetë në pronësi apo në përdorim.
Menaxhimi i pasurisë publike vendore është një aktivitet që kërkon kapacitetet e duhura për të rritur eficiencën e përdorimit dhe vlerën e tyre.
1-Si fillim hartohet një dokument politikash, i cili do ti paraprijë një procesi të vazhdueshëm pune që ndihmon bashkitë të marrin vendime për investime mbi asetet fizike bazuar në rëndësinë që ato kanë në realizimin e shërbimeve sociale-ekonomike. Dokumenti i politikave të menaxhimit të aseteve vendore do ti lejojë bashkitë e komunat të krijojnë një qëndrueshmëri nga pikëpamja shoqërore dhe ekonomike dhe do të krijojë mundësinë për zhvillime të mëtejshme nëpërmjet vendimmarrjes së organeve përfaqësuese dhe ekzekutive.
2-Bashkia mund të përcaktojë cilat asete janë të rëndësishme për nevojat sociale dhe ekonomike të komunitetit. Dhe nga ky fakt përcaktohet shuma që duhet të vendoset në buxhet respektivisht sipas rëndësisë dhe prioriteteve të hartuara dhe miratuara si më sipër. Shembuj të aseteve të rëndësishme mund të vlerësohen kopshtet e fëmijëve, qendrat shëndetësore, ndërtesat e shkollave, pyjet e kullotat, rrugët lidhëse ndërqytetëse apo ndërkomunale, basenet ujore për vaditje apo ujësjellësit.
3-Duhet të vlerësohet gjendja e aseteve. Pasi asetet të jenë renditur sipas rëndësisë, duhet të kryhet vlerësimi i gjendjes dhe asetit i jepet një numër pikësh për renditjen sipas gjendjes.
Një nga qëllimet kryesore të vlerësimit të gjendjes është të përdorë gjendjen aktuale të aseteve si mjet për të dhënë përparësi dhe parashikuar përpjekjet për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin. Vlerësimi i gjendjes mund të përdoret për të kuptuar nivelin e përkeqësimit të pronës dhe rolin e këtij niveli në mundësinë e dështimit të pronës.
Vlerësimi i gjendjes preferohet të bëhet çdo tre vjet për secilën pronë në portofolin e bashkisë. Sidoqoftë, duke pasur parasysh si kufizimet financiare dhe ato të stafit, minimalisht një vlerësim i gjendjes duhet të bëhet një herë për të gjithë asetet dhe të përsëritet çdo tre vjet për ato asete që bashkia i përdor për realizimin e shërbimeve ndaj komunitetit (p.sh. asetet e klasifikuara të rëndësishme dhe jo të rëndësishme)
Pasi niveli i rëndësisë dhe vlerësimi i gjendjes të jetë përcaktuar, bashkia mund të vendosë nëse aseti është thelbësor për realizimin e shërbimeve më të rëndësishme dhe duhet të menaxhohet nga bashkia apo komuna për përdorim të afërt në kohë apo në të ardhshëm, apo nëse aseti nevojitet për aktivitete argëtimi dhe ska nevojë të mbahet ose menaxhohet nga bashkia.
Transferimi i aseteve publike te njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri prezanton një rast të shkëlqyeshëm për përmirësimin e përmbushjes së shërbimeve lokale dhe një burim potencial të ardhurash dhe zhvillimi ekonomik lokal. Nëse përdoren efektivisht, NJQV-të mund të ulin shpenzimet dhe të rrisin të ardhurat, në të njëjtën kohë duke përmirësuar cilësinë dhe sasinë e shërbimeve që i ofrohen komunitetit lokal.Asetet bashkiake duhet të mbrohen me kujdes për të garantuar menaxhim të mirë. Është i rëndësishëm bashkëpunimi i këshillit vendor dhe ekzekutivit, për të garantuar që asetet menaxhohen ashtu siç duhet dhe përdoren në mënyrë korrekte. Vendimet për shitjen, dhënien me qira dhe koncesionet duhet të merren në bashkëpunim nga këshilli dhe stafi ekzekutiv për të siguruar një baraspeshim të pushteteve në nivelin e qeverisjes vendore. Gjithashtu, trajtimi dhe përdorimi i aseteve nga administrata loka