Dekretet, Gjykata Kushtetuese rrëzon Presidentin Topi
Me 7 vota pro dhe 2 kundër, Gjykata la në fuqi vendimin e Kuvendit.
Dy anëtarë votuan pro shtyrjes së mandatit të tyre.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e Presidentit të Republikës për bllokimin e dekreteve të tij. Pas një diskutimi të gjatë në seancën e fundit gjyqësore për këtë çështje të nëntë anëtarëve të kësaj gjykate, me 7 vota pro dhe 2 kundër, kërkesa e Presidentit Topi u rrëzua. Sipas shumicës në këtë gjykatë, vendimi i Kuvendit për të pezulluar deri në 2013-n procesin e ripërtëritjes së anëtarëve të saj, nuk përbënte shkelje të Kushtetutës. Sipas këtij vendimi, do të qëndrojnë në detyrë deri në 2013-n, me një zgjatje mandati prej tre vjetësh përtej atij kushtetues, Admir Thanza, Xhezair Zaganjori dhe Petrit Plloçi. Edhe pse nga brenda Gjykatës ky vendim iu shpërnda mediave vizive, nuk pati një detajim të argumenteve të përdorura nga palët, ndërsa do të jetë zbardhja e plotë e vendimit bashkë me mendimin e pakicës që do të sqarojë dhe pozicionin e çdo anëtari. Burime nga Gjykata pohuan dje se dy nga anëtarët që u ka mbaruar mandati kanë votuar pro rrëzimit të kërkesës së Presidentit Topi.
Kërkesa
Presidenti i Republikës i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të zgjidhë konfliktin e kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit dhe atij të Kuvendit dhe, për pasojë, dhe shfuqizimin e vendimit nr. 106, datë 23 qershor 2011 të Kuvendit të Shqipërisë, i cili pezulloi deri në 2013-n procesin e ripërtëritjes së anëtarëve të saj. Përfaqësuesi juridik i Presidentit, Artur Metani, i cili mbrojti dhe kërkesën në këtë gjykatë, tha gjatë seancës së dëgjimit të argumenteve të palëve se vendimi nr. 106, datë 23 qershor 2011, i Kuvendit të Shqipërisë ka krijuar konflikt kompetence midis autoritetit kushtetues të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit të Shqipërisë. Interpretimi që ka bërë Kuvendi është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2001-s. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar gjetjen e një mjeti ligjor për rregullimin e mosmarrëveshjes. Kuvendi duhet të rregullojë me ligj sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese çështjen e ripërtëritjes së mandateve. Kuvendi nuk mund të vendosë afat apo shtyrje të mandatit deri në prill 2013. Kuvendi ose i rrëzon, ose i miraton dekretet, u shpreh Metani. Kjo situatë, për përfaqësuesin e Presidencës, zgjidhet vetëm me ndryshime të Kushtetutës për të rregulluar dispozitën e ripërtëritjes së anëtarëve të kësaj gjykate në 1/3 e saj, jo një herë në 3 vjet. Sipas tij, vendimi i Kuvendit për të lënë në detyrë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese deri në 2013-n bie ndesh me Kushtetutën sepse e çon mandatin e tyre nga 9 në 12 vjet. Përfaqësuesi i Presidentit u shpreh se Kuvendi duhet të gjejë mekanizmin për të bërë të mundur ripërtëritjen e mandateve. Presidenti, në këto kushte, ska mundësi të ushtrojë detyrimin e tij kushtetues. Nuk ka më zgjidhje, u shpreh Metani. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar gjetjen e një mjeti ligjor për rregullimin e mosmarrëveshjes. Kuvendi duhet të rregullojë me ligj sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese çështjen e ripërtëritjes së mandateve. Kuvendi nuk mund të vendosë afat apo shtyrje të mandatit deri në prill 2013. Kuvendi ose i rrëzon, ose i miraton dekretet, është shprehur Metani. Por, sipas përfaqësuesit ligjor të Kuvendit, Lulzim Lelçaj, përtëritja është e përcaktuar në Kushtetutë, Presidenti bën propozimet, Kuvendi bën emërimet në luajalitet përmes bisedimeve dhe konsultimeve paraprake. Sa i takon situatës së krijuar, detyrimi për të zbatuar Kushtetutën i takon çdo institucioni. Presidenti, gjatë zbatimit të detyrës, ka pasur mundësi të zbatonte nenin 125 të Kushtetutës.
Konflikti
Konflikti Presidencë-Kuvend lindi kur Parlamenti, më 23 qershor të vitit të kaluar, i ktheu mbrapsht Presidentit tri dekrete për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas këtij veprimi, Kuvendi mori një vendim përmes të cilit pezulloi deri në 2013-n procesin e ripërtëritjes së anëtarëve të saj, me qëllim zbatimin e nenit kushtetues të ripërtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese 1/3 e saj një herë në 3 vjet.
Bllokimi
Deputeti i PD-së, Viktor Gumi, në muajin qershor 2011, i propozoi Kuvendit të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, ky institucion duhet të garantojë qëndrueshmërinë e tij në përmbushjen e funksioneve. Parimi i qëndrueshmërisë në përbërjen e Gjykatës dhe parimi i garantimit të kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, u shpreh Gumi. Sipas tij, në bazë të vendimit, sanksionohet qartë se gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë janë interpretuesit e parë të normës kushtetuese.
PD miraton vetëm Fatmir Hoxhën
Komisioni i Ligjeve rrëzoi në Komisionin e Ligjeve tri kandidaturat e Presidentit Topi për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Artan Hoxha, Edlira Jorgaqi dhe Adrian Lekës, por miratoi vetëm kandidaturën e Fatmir Hoxhës. Hoxha ka nisur mandatin e tij që prej qershorit të kaluar në Gjykatën Kushtetuese. Por maxhoranca parlamentare rrëzoi gjithashtu edhe propozimin e Topit për në Gjykatën e Lartë, Manjola Bejlerin, ndërsa pranoi kandidaturat e Edmond Islamajt dhe Shkëlzen Selimit për këtë gjykatë.
Moisiu: Presidenti me 71 vota kthehet në nëpunës të qeverisë
Forumi Civil 2010, deklaratë për Presidentin e riIsh-presidentët Moisiu dhe Meidani
Forumi Civil 2010, në përbërje të të cilit janë dy ish-presidentët, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, bëri apel për një President që të ketë mbështetjen e të gjithë palëve, një njeri që të qetësojë gjakrat. Përmes një deklarate të miratuar gjatë një tryeze të zhvilluar dje paradite, ku merrnin pjesë dhe ambasadori i SHBA, Arvizu, i OSBE-së Volfarth dhe ai danez, Karsten Ankjaer Jensen, kërkohet një President i zgjedhur me mirëkuptim. Presidenti i zgjedhur me mirëkuptim do të kontribuonte në zbutjen e atmosferës politike, në vazhdimin me sukses dhe në thellimin e reformave, në konsolidimin e demokracisë dhe integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, thuhet në deklaratën e forumit. Zgjedhja e Presidentit me 71 vota nga ana e maxhorancës do ta kthejë kreun e shtetit në nëpunës të maxhorancës. Të jemi të kujdesshëm që Presidenti të jetë njeriu më i përshtatshëm, një njeri që qetëson gjakrat dhe jo të ndezë më keq zjarrin e politikës. Ka në Shqipëri shumë njerëz të tillë, u shpreh ish-presidenti Moisiu. Ndërsa kreu i OSBE-së bëri apel të gjendet një njeri i përshtatshëm. Bashkohem me shqetësimin se duhet shfrytëzuar sa më mirë koha që të gjejmë personin e përshtatshëm për President të Republikës. Presidenti mund të mos duhet me më shumë pushtet sot, por ai ka pushtetin moral se çfarë i duhet popullit. Ndaj mendimin se ju jeni duke dërguar një mesazh shumë të fortë, shumë të rëndësishëm dhe shumë të dobishëm ndaj politikës dhe qytetarëve, u shpreh Volfarth. Ndërsa ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, i kërkoi shoqërisë civile të ngrejë zërin. Sugjerimi im është se sduhet të keni frikë dhe hezitim nga asnjë parti politike për të shprehur mendimin tuaj intelektual. Ju përfaqësoni shoqërinë civile. Vlerësoj të mos qenit në njërin krah apo në tjetrin, u shpreh Arvizu.
Mbrojtja, Artur Metani: Raport
