FMN, Lagarde: Greqisë i nevojitet një koalicion qeverisës
Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, në një fjalë të saj sugjeroi raportet e reja në skenën politike greke dhe fytyrën e zgjedhjeve të ardhshme në Greqi, pa harruar të theksojë se njëh sakrificat e popullit grek.
"Qytetarët dhe politikanët grekë u treguan njerëz shumë trima për sakrificat e bëra deri tani dhe në përpjekjet e tyre për të kapërcyer krizën.
Qeveria e koalicionit nën drejtimin e Lukas Papadhimos bëri përparime të rëndësishme dhe ne i njohim këto arritje”, tha drejtoresha e FMN, gjatë një fjalë të mbajtur në Institutin Brookings.
Ajo shtoi se vazhdimi i bashkëpunimit mes forcave politike do ta ndihmojë Greqinë të dalë nga moçali ku ndodhet. “Një koalicion i partive politike mund të jetë një udhërrëfyes për përmbushjen e detyrimeve të vështira me të cilat përballet Greqia", theksoi Lagarde.
Sipas mediave greke, me këto fjalë, drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, bën një ndërhyrje të re në punët e brendshme të vendit, në prag të zgjedhjeve të ardhshme të 6 majit.
"Zonja e Hekurt" e FMN-së iu përgjigj një sërë pyetjesh rreth Greqisë, por edhe rreth vendeve problematike të Evropës Jugore. Për rastin e Greqisë, Lagarde tha se komuniteti ndërkombëtar do ta marrë atë si shembull pozitiv në mbledhjen e taksave dhe nxitjen e reformave, por nuk harroi pa theksuar rrezikun e madh të përkeqësimit të krizës në Evropë.
Menjëherë pas deklaratës së drejtorësh së FMN Lagarde mbi nevojën e një koalicioni në Greqi pas zgjedhjeve, reagoi partia Demokracia e re.
Zëdhënësi i saj deklaroi se "Populli grek do të shprehë lirisht vullnetin e tij në zgjedhjet e 6 majit" sepse Greqia duhet të ecë sërish në këmbët e veta, duke përsëritur nevojën për një mandat të fortë popullor.
Deklarata e Lagarde vjen pas atyre të përsëritura të liderit të Demokracisë së Re, sipas të cilit nuk do të ketë asnjë koalicion me PASOK për bashkë qeverisje, duke paralajmëruar madje se pa një mandat të qartë qeverisës, mund të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Greqi.