Nje kendveshtrim etik mbi lobimin
Kur u mesua se qeveria shqiptare ne fillim te prillit pra ne mes te fushates elektorale kish lidhur nje kontrate lobimi ne SHBA vemendja kryesore e medias ra tek fakti qe ne kontrate figuronte emri i Lulzim Bashes si perfaqesues i pales shqiptare ne rolin e Ministrit te Brendshem. Natyrisht kjo ceshtje meriton diskutimin qe pati dhe ndoshta me teper ashtu sic meriton kritika hipokrizia e spektaklit elektoral te ndertuar jo vetem mbi premtime te pambajtshme sepse kontradiktore e jo koherente po edhe mbi akte te rreme si puna e doreheqjes se personit ne fjale.
Mirepo vemendje e pse jo diskutim meriton edhe lobimi ne fjale. Kendveshtrimet e shumices se atyre qe kane akses ne media pajtohen se lobimi meqe eshte i ligjshem ne SHBA e ne kater-pese vende te tjera eshte i mire vetvetiu. Ky qendrim mbeshtetet ne artikuj e studime te importuara nga nje sistem universitar i po atyre vendeve ku lobimi eshte i ligjshem.
E meqenese sistemi shkollor sic analizon dhe sociologu Pierre Bourdieu nder te tjere eshte riprodhues i vlerave e strukturave shoqerore te sistemit ku zhvillohet permbajtja e ketyre qendrimeve eshte larg prej te qenit e universalizueshme perkundrazi mbetet e pjesshme e ngushte dhe aspak bindese.
Dilemat etike te lobimit Drejtesia transparenca dhe e mira e perbashket
Nder pikepyetjet e shumta qe ngre procesi i lobimit do te qe interesante te analizonim disa probleme qe lidhen me etiken ne qeverisje. Le te sqarojme fillimisht se ceshte lobimi.
Sipas faqes internet te BBC-se Sot termi lobing shpesh i referohet veprimtarise se kompanive private qe njihen si lobiste e qe paguhen prej organizatave te ndryshme qeverive korporatave me qellim qe te dergojne qendrimin e tyre ne Parlament permes shume menyrave - duke organizuar takime duke organizuar protesta ose duke derguar materiale informative.
Ndersa Tomson Gale Legal Encyclopaedia nen zerin lobbying shkruan se roli qe lobiste luajne ne sferen legjislative mund te krahasohet me ate qe luajne avokatet ne sferen e gjyqesorit. Njesoj si avokatet qe parashtrojne para gjyqtarit jurise kendveshtrime mbi dimensionet ligjore te nje casus-i po ashtu lobistet cojne para politikberesve lokale apo qendrore kendveshtrime mbi ceshtje te politikave publike.
Domethene qe ta themi shkurt e shqip lobistet jane kompani qe cojne interesat e grupeve te ndryshme prane institucioneve politike. Kjo vetekuptohet ndodh permes pageses. Ne Shqiperi nuk ka ndonje ngerthim rrjetesh te pushtetit politik ekonomik apo te informacionit e per pasoje nuk ka ndonje treg lobistesh po versioni indigjen i lobistit tek ne do te quhej sekser.
Sekseri eshte personi qe ka lidhjen e duhur me ofiqarin e pushtetit dhe kundrejt pageses eshte gati te coje interesin e nje grupi apo te nje pale prane politikberesit. Nuk e dime perqindjen e suksesit te lobingut po sekseret tane kane goxha sukses se fundmi te provuar dhe vizualisht permes teknologjise se videove digjitale dhe laptopeve.
Tradita historike e seksereve eshte padiskutim me e gjate se ajo e lobisteve dhe qe ta themi shkurt sekseret kostojne me lire. Megjithate kush jemi ne qe ti sugjerojme SHBA-ve nje mjet qofte ky dhe me efikas e me eficient se lobimi
Dilema e pare etike qe ngre lobimi si proces ka te beje me drejtesine. Te gjithe e dine se edhe ne SHBA e kudo eshte e paligjshme te paguash ndonje pushtetar per te mbajtur ndonje qendrim apo per te mbrojtur ndonje interes. Po megjithate edhe pse ndalohet pagesa ka menyra pak me te sofistikuar per te blere zemren e politikeberesve.
Kjo eshte edhe arsyeja pse lobimi kushton aq shume. Kuptohet qe jo cdo grup interesi ka te njejtat mundesi per te paguar e qe ne kete moment drejtesia shkelet. Permes lobimit tek institucionet amerikane mberrin te paraqitet vetem interesi i asaj pale qe ka patur mundesi te paguaje kompanine dhe tarifat aspak te lira.
E natyrisht pala qe paguan kompanine me te mire ka paguar persona qe shpeshhere vijne nga revolving doors pra qe dikur kane punuar ne instanca te larta te qeverisjes e me pas kane zgjedhur te marrin para si lobiste per te nderhyre ne vendimmarrjen qe vijojne ta kene ne dore ish-koleget dhe miqte e tyre. I tille eshte dhe rasti i John Podesta lobuesit qe lidhi kontraten me qeverine shqiptare ne prill.
John Podesta ka qene shef shtabi ne Shtepine e Bardhe gjate administrates Klinton dhe eshte person me shume lidhje te forta ne politikberje sidomos tek Partia Demokratike e SHBA dhe tek Presidenti Obama. Te lidhesh sot kontrate lobimi me John Podesta per te mbrojtur interesat e tua te pjesshme praktikisht eshte si te marresh per mbrojtje ligjore ne Shqiperi firmen tashme te mbyllur te avokates Argita Malltezi.
Gjithcka eshte e ligjshme pra por drejtesia peson nje grusht te rende etik.
Dilema e dyte etike mbi procesin e lobimit eshte transparenca. Ne SHBA kjo eshte zgjidhur permes nje ligji te quajtur FARA Akti i Regjistrimit te Agjenteve te Huaj qe detyron regjistrimin e cdo kontrate permes se ciles nje kompani lobimi paguhet nga nje organizate apo qeveri e huaj. Mirepo dhe ne SHBA ka probleme kur vjen puna tek raportimi i menyres se si shpenzohen parate lere me tek ne.
Pershembull ne si shqiptare e mesuam vetem pas pilafit qe po lobokemi ne SHBA per te avancuar interesat e vendit tone. Po edhe kur e mesuam nuk na tha njeri se cili eshte synimi i lobimit pra per cfare po i paguajme ato 720.000 dollare per PODESTA GROUP Tek cili institucion amerikan jemi duke lobuar ne tek presidenti apo tek kongresi e senati tek ndonje prej departamenteve te shtetit apo tek te gjitha bashke
A eshte ky lobimi jone i vetem ne SHBA ne fakt jo se eshte publikuar dhe Patton Bogges etj. Pse ne kohe fushate kjo kontrate... E keshtu me radhe pyetjet mund te jene shume dhe keto pyetje as qe do te qe nevoja te beheshin po te kishte patur transparence. Po ja qe skemi se po te kishim sdo ishim keta qe jemi
Dilema e trete etike qe me vjen ndermend kur shkruaj per lobimin eshte ajo qe lidhet me principin e se mires se pergjithshme nje princip qe pershkon historine e demokracise qe prej Rusoit e kendej. Nje republike demokratike te pakten ne leter kujdeset per te miren e pergjithshme tre pushtetet klasike te ndara sic thone teoricienet sigurohen qe te mos favorizojne asnjeren pale mbi tjetren dhe keshtu triumfon e drejta.
Mirepo cdetyrim ka lobisti ndaj pales tjeter Lobistet paguhen qe te bejne cmos qe te avancojne interesin e njeres prej paleve. Lobistet madje njesoj si avokatet mund te mbrojne edhe pale te perfshira ne krime e ne tmerre te ndryshme. Vete ky John Podesta i cili po lobon ne SHBA per Berishen ka nje histori te gjate lobimi per diktatorin e Egjiptit Hosni Mubarak.
Problemi etik lind te fakti qe ndersa ne gjyq gjithnje perballen dy a me shume pale dhe sistemi kujdeset qe edhe ai qe nuk ka mundesi te paguaje avokat te kete mbrojtesin e vet ne lobing nuk ndodh keshtu. Pershembull a e di kush se cili ka qene lobist per popullin e shtypur te Egjiptit qe te ekuilibronte lobingun e fuqishem te PODESTA Group ne emer te interesave te Mubarakut
Ose qe ta themi shqip a ka lobiste ne Amerike qe te perfaqesojne interesat e atyre qe mendojne se Berisha eshte vrases i protestuesve ne 21 janar vrases e vjedhes ne Gerdec etj Jo. Etika e lobimit deshton e mira e pergjithshme harrohet aty lobon ai qe ka parate. Berisha. Mund te loboje dhe opozita zyrtare. Por viktimat nuk kane per te lobuar dot kurre.