E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsultime per formimin e qeverise se re te Malit te Zi

Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanoviq ka nisur sot konsultimet me perfaqesuesit e partive parlamentare lidhur me propozimin e mandatarit te ri per formimin e qeverise se re te Malit te Zi.

Fillimisht presidenti i takua me Liderin e Unionit Demokratik te shqiptareve dhe ministrin aktual te Pakicave Ferhat Dinosha. Zoti Dinosha tha per DW se ne takim eshte vleresuar larte puna dhe roli i mandatarit Igor Llukshiq.Ai po ashtu tha se unioni do te vazhdoje te jete pjese e qeverise

Edhe ne kete takim eshte prekur dje kam pasur nje takim me zt. Llukshiq dhe ne bisede me te po ashtu eshte prekur kjo ceshtje. Ndoshta nuk do te jete modeste por dua te them se edhe presidenti Vujanoviq por edhe Igor Llukshiq e cmon lart punen e Unionit Demokratik te Shqiptareve sidomos ne fazat kycce te proceseve demokratike ne Mal te Zi e me kete edhe angazhimin e kryetarit te Unionit demokratik te Shqiptareve i cili eshte ne krye te Ministrise se Pakicave. Ne baze te asaj qe ka qene kembim mendimesh do te kemi situate qe Unioni do te vazhdoje te udheheqe Ministrine per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe te Pakicave dhe Unioni do te vazhdoje te jete partner relevant dhe i pakapercyeshem i pushtetit demokratik ne Mal te Zi ne fazen e proceseve demokratike qe kemi para nesh.

Qeveria e re e Malit te Zi pas doreheqjes se Kryeministrit Millo Gjukanoviq do te jete e gatshme deri ne fund te dhjetorit. Burime te informuara mire thone se gjashte Ministra nga perberja e vjeter nuk do te jene me pjese e kabinetit Llukshiq.

Opozita u shpreh se nuk do ta perkrahe perberjen e qeverise dhe programin e mandatarit Llushiq. Nderkaqshoqeria civile pret nga kryeministri i ri qe te nderroje ministrat te cilet sipas tyre nuk kane pasur vullnet politik per tu ballafaquar me korrupsionin dhe per ta luftuar ate.

Autor Vera Katana
Redaktor Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›