E Diel, 1 Nëntor 2026

Një koktej humbësish për zgjedhje!Nga Denis DyrnjajaReaksioni i parë që prodhon një proces zgjedhor, pasi ka dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, është analiza dhe përgjegjësia e humbësit. Por a kanë fitues këto zgjedhje? Rezultatet tregojnë se

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Një koktej humbësish për zgjedhje!Nga Denis Dyrnjaja

Reaksioni i parë që prodhon një proces zgjedhor, pasi ka dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, është analiza dhe përgjegjësia e humbësit. Por a kanë fitues këto zgjedhje? Rezultatet tregojnë se jo. Partia Demokratike me të vërtetë siguroi 70 deputetë, (shumicë e pamjaftueshme për t’u cilësuar fitues), Partia Socialiste mori 66 mandate dhe LSI vetëm 4. Për korrektësi duhet përmendur edhe koalicioni “Poli i Lirisë”, që u mjaftua vetëm me targetin e përfaqësimit. Vendi vërtet nuk pati fitues në zgjedhje, por do të ketë qeverisje, si rezultat i një skeme të shpejtë kompromisi Berisha-Meta. Dhe falë këtij kompromisi mes humbësish, synohet të anatemohet një tjetër faktor politik, i cili pati të njëjtin fat me dyshen që synon të bashkëqeverisë. Ai është Edi Rama, një tjetër humbës i zgjedhjeve. Nëse risjellim në kujtesë qëndrimet parazgjedhore, si Berisha, si Rama, por dhe Meta, deklaroheshin për fitore dhe ky qëndrim është më se i arsyeshëm në një fushatë elektorale. Madje, drejtuesi i LSI ishte më optimisti, se përveçse kishte bindje se do të ishte forca e parë politike në vend, burrërisht premtoi se, nëse kjo nuk do të ndodhte, do të jepte menjëherë dorëheqjen. Rama u shfaq më racional në lidhje me fitoren dhe kur u pyet për humbjen e PS u orvat ta kalonte çështjen e dorëheqjes në mënyrë të tërthortë, duke cituar përciptazi se çfarë parashikon statuti i partisë, në rastin kur zgjedhjet humben. Berisha dihet që bën dallim nga dy rivalët e tij, se nuk ka lidhje me dorëheqjen, çfarëdo që të ndodhë me zgjedhjet, pavarësisht se me sforcim të madh pranoi paraprakisht se do të merrte përgjegjësitë, nëse PD nuk fitonte me plebishit, siç atij i pëlqen të thotë. Realiteti e solli që të tre të dilnin të dështuar, por dallimi është se dy humbësit më entuziastë (në aleancë mes tyre) i janë kundërvënë humbësit vetmitar të zgjedhjeve, të cilit përmes kanalesh politike dhe mediatike i ushtrojnë presionin të dorëhiqet. Nga ato që shohim situatat janë krejtësisht të kundërta. Me gjithë pretendimet se në Partinë Socialiste mbizotëron fryma autoritare e Ramës, realiteti flet ndryshe. Në parti zërat anti-kryetar janë shfaqur tashme publikisht dhe artikulohet qartazi ideja për të analizuar përgjegjësitë për rezultatin e zgjedhjeve dhe që kryetarit i kërkohet dorëheqja në rrjedhojë të këtyre përgjegjësive, në një kohë kur në dy kampet rivale, atë të demokratëve dhe LSI që administrohet nga Meta, një analizë e tillë as që ka gjasa të ndodhë. Ata që duhet ta kërkonin këtë analizë janë hutuar me andrallat ministrore, duke menduar se cilin portofol do të gëzojnë në qeverinë e drejtuar nga Berisha. Ndërsa në partinë e këtij të fundit, nuk pritet të ketë ndonjë thyerje të traditës, ku humbja kalon në heshtje e fitorja në festë. Sikurse ju referova shifrave, në këto zgjedhje nuk ka një, por tre humbës. Po, or zotërinj, ju jeni që të tre humbës, pasi nuk arritët të merrnit besimin e shqiptarëve për të qeverisur, pavarësisht këmbimeve politike që bëni mes jush për kolltukë pushteti. Ndaj si humbës do t’ju nderonte më shumë marrja e përgjegjësive dhe rishikimi i pozitës suaj politike në parti. Tregoni një herë se keni pak karakter politik brenda vetes dhe se nuk jeni thjesht mburravecë e sharlotë, sepse do t’ju vlente që CV juaj politike të merrte vlerë reale me këtë akt qytetar. Dorëheqja do t’ju trukonte lukun e degraduar politik dhe do t’ju rriste kapitalin publik si një mundësi për të qenë sërish administratorë të kazinove politike që drejtoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›