Sandri nga SHBA, për pazarin me BolonjënNga Antena brenda familjesSandri ka ikur me pushime në Amerikë. Ideja ishte e Fevziut. Tani që kriza ekonomike ka pllakosur botën dhe në SHBA është më lirë se kudo, shkuarja e tyre në SHBA ka disa kuptime. Sh
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri nga SHBA, për pazarin me BolonjënNga Antena brenda familjesSandri ka ikur me pushime në Amerikë. Ideja ishte e Fevziut. Tani që kriza ekonomike ka pllakosur botën dhe në SHBA është më lirë se kudo, shkuarja e tyre në SHBA ka disa kuptime.
Shpjegimi i parë që jep Sandri është që të krijohet ideja që doktori nuk i ka punët keq me SHBA, derisa njeriu i tij më i afërt shkon bën pushime atje. Shpjegimi i dytë, por që këtë ia thotë vetëm Lul Bashës, është të përhapet ideja se skema e qeverisë së re është bërë afër Teksasit. Ndryshe nga viti 2001, kur qeveria bëhej në Korfuz, tani gjërat kanë ndryshuar dhe Sandri me Fevziun kanë shkuar deri afër fermës së Xhorxh Bushit për ta bërë atë.
Por pavarësisht simbolikës që Sandri po përpiqet t’u veshë pushimeve, ende nuk ka ndonjë lajm real për to. Prapë dje gjithë ditën nga SHBA iu desh të merrej në telefon me Rezart Taçin. Drejtori i Doganave më në fund ia kishte bërë gjëmën. I kishte thënë të paguajë lekët për vaporin me naftë. “Ai do të blejë 40 milionë euro Bolonjën dhe nuk paguaka dot 4 milionë euro për virxhinën. Ia kemi bërë nderin, - tha, - po mbyllim sytë dhe nuk po shikojmë çfarë është. Po e lejojmë të fusë dhe virxhinë, mjafton të paguajë diçka.”
Kjo e mërziti shumë Rezart Taçin. Aq i mërzitur ishte, sa foli me Sandrin në telefon, derisa i ra bateria.
- Sandro, e kupton ti që unë dua të bëj gjëra të mëdha. Këta më thonë paguaj 4 milionë euro doganë. Po unë me katër milionë blej Toto Di Natalen, se ai më duket i mërzitur tek Udineze. Pse mo keq është ky shtet për 4 milionë eurot e mia. E di sa vlerë ka në Itali të thuhet që një shqiptar bleu Toto di Natalen nga Udineze. Po ky Ridvani qenka fshatar fare, s’kuptoka asgjë nga futbolli. Sandro, fol dhe një herë vëlla, se e zgjidhim këtë punë.
- Ore, ti qenke k... fare. Po a më the mua që do paguaje gjysmë milioni në Klan. Po vjen dita e rrogave pasnesër, s’ka kokërr leku, t’i tall trapin, do të blesh pipinot me lekët tona. Shko paguaj një herë lekët te Klani.
- Dëgjo, se harrova, - tha Taçi. - Takova atë Kuqon, atë që është menaxher lojtarësh, hë mo ai që mban një zinxhir në qafë. I thashë, a të blejmë Mesin? “Jo, - tha, - bën shumë.” E sa bën, i thashë. Nuk ma tregonte. Sa mund të bëjë ky thua ti?
- Unë nuk marr vesh nga lojtarët, po Mand Duka më ka thënë një herë që atë, po të bashkosh gjithçka kanë fituar kryeministrat shqiptarë nga viti 2000, që ka qenë Ilir Meta plus Fatos Nanon, plus Doktorin me gjithë fëmijë, prapë nuk e blen dot o k...
- Po ç’ke ti mo burrë, se ti e di që unë jam për gjëra të mëdha. Dakord, shikojmë këta të vegjlit. Dëgjo, se me katër milionë ne bëjmë shumë punë. Ja, gjysmë milioni i merr ti, kurse me 2 milionë unë mund të blej tani Rolando Biankin, se ai legen vjen dhe me 2 milionë. Kurse me 1.5 milionë që na mbeten, blejmë ose Abate, ose Antonin e Milanit. Se aq bëjnë ata legenat, le ç’bëjnë kot si lojtarë të mëdhenj.
- Dëgjo, mos më lodh trapin me këta emra, se s’i kuptoj fare ç’më thua, po shko paguaj ato lekët te Klani, ndryshe t’u ktheva, të bëra mut. Se më ka marrë një gazetar italian sot, çfarë s’më thoshte për ty. Jo ka lidhje me Argitën, jo me Lirinë, jo me ARMO-n, jo me arabët... se jam dhe në Amerikë këtu dhe kur përmend këtë fjalën, të futet telefoni në përgjim. Dëgjon o ti koqe, shko paguj lekët aty te Klani, pastaj flasim. Se ca mashtrues je ti, mos kujto se të ka dalë nami kot.
- Po unë nuk çaj kokë për 4 milionë mo burrë, po thashë të bëjmë ndonjë punë të mirë. S’e kuptoj me kë është ky Ridvani, se unë me doktorin e kam mirë, me presidentin mirë, me Edi Ramën mirë, me Ilir Metën ortak thuajse, s’e kuptoj ç’do ky nga unë. I thashë, do të vish kur të blejmë Bolonjën të gjuash topin e parë. “Ik o ç’top, më thua ti, - tha, - po paguaj lekat njëherë këtu, se do ta nxij atë raportin që më kërkojnë italianët.” ǒraport i kanë kërkuar, di gjë ti?
- Po mos i kanë kërkuar sa e ka fitimin ky Taçi, se mund të të hetojnë për pastrim parash... Meqë ra fjala, sa e ke fitimin vjetor ti, e ka kaluar 60 milionë euro?
- Po e kam plot e kam, po jo me letra. Me letra 1 milion euro e kam, se s’jam budalla t’u paguaj taksa këtyre..
- Epo kujdes, se ata pipinot me ato merren tani. I ke hap bela vetes që je fut në gojën e italianëve, se ata me këtë punë merren tani. Ku i gjete lekët, sa ke fituar, si i ke fituar, a ke lidhje me mafien...
- Po jo mo Sandër, ç’mafie thua, unë vetëm me doktorin, vajzën, ato që i di vetë ti mo, familjen. Çfarë mafie thua ti.
- Ore, ti i thua familje, ata i shtojnë dhe një mafioze nga pas, se në Itali nga telefonat e ha, po mos fol në telefon. Mos thuaj më ndihmon familja, se na more në qafë të gjithëve, se ata mendojnë që është Kamorra, kur u thua familje. Se janë këta analistat e k... që shkruajnë që Berisha po i hap dyert Kamorras në Shqipëri me këto fabrikat e çimentos dhe parqet eolike, dhe ata nga gazetat të arrestojnë. Kujdes se do marrësh veten më qafë.
- Po jo mo Sandro, po unë thashë të kishim shpëtu këto katër milionë, se kishim bërë punë të mëdha.
- Ore ti b...q... se në fillim ishin 7 milionë, po ta paguaje për D1, tani e çove krudoil, e bëre 4, tani më jep mua pjesën njëherë, pastaj flasim për gjëra të mëdha. Se ti je i madh fare, unë të them du një karrige, ti më thua të jap një fabrikë karrigesh. Jo, o jo, karrige du unë, më sill atë gjysmë milioni që me kë thënë. T’i shpëtova 3 milionë, ç’do më?
- Po s’është problem për aq mo Sandër, po të kishim bërë ndonjë gjë të madhe. Kishim ble dhe ndonjë ekip tjetër dhe i fusnim një të shitur ndeshjeve, bënim punë tamam. Se sa të lodhesh me këto tonat të shesësh, i fut nja dy gola shpejt e shpejt me ato italianët dhe shpëton.
- Ore, po të jetë kështu, se ti do të blesh ekipin duke të futur unë naftë kontrabandë, unë i q... robt, blej vetë ekipe dhe fus vetë naftë, pse do merrem me ty. Unë them t’i ndajmë punët e mos të bëjmë sherr kot. Paguaj paratë që të shpëtova njëherë, pastaj flasim. Se mua po më futi doktori nga një anije në muaj siç do ti, blej Barcelonën, jo Bolonjën. Dhe na lër rehat tani, se kemi ardh në SHBA se po bëjm dhe këtë qeverinë, e kupton ti. Hajde figurë, ik, paguj lekët, pastaj më merr në telefon.