E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Zgjedhje të parakohshme për të kthyer legjitimitetin e qeverisjesNga TemaSocialistët mbledhin sot Asamblenë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me qëndrimin që do të mbahet për zgjedhjet e për drejtimin e partisë. Statuti i PS parashikon ndërp

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

PS: Zgjedhje të parakohshme për të kthyer legjitimitetin e qeverisjesNga Tema

Socialistët mbledhin sot Asamblenë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me qëndrimin që do të mbahet për zgjedhjet e për drejtimin e partisë.

Statuti i PS parashikon ndërprerjen e mandatit të kryetarit të partisë, në rast se humbasin zgjedhjet. Në mënyrë indirekte, kryetari Rama e ka pranuar rezultatin që e lë atë në opozitë e do të veprojë në përmbajtje të statutit, çka nënkupton se ai do të largohet nga drejtimi i saj.

Asambleja do të vendosë më pas për thirrjen e Kongresit, që do të vendosë ri-kandidimin e tij. Më pas procedura do të jetë disi e gjatë, për shkak se socialistët kanë miratuar parimin “Një anëtar, një votë”, dhe në rrethe e në kryeqytet do të nisë votimi. Rama ka vendosur që të veprojë shpejt me thirrjen e Kongresit, për shkak se zërat kundër mund të shtohen e pakënaqësitë të thellohen.

Megjithatë, edhe ditën e sotme pritet të ketë debate. Një rezolutë e paraqitur në lidhje me qëndrimin për zgjedhjet do jetë në qendër të diskutimeve, dhe mund të pësojë dhe ndryshime. Në thelb të saj është mosnjohja e zgjedhjeve, e në këtë mënyrë mosnjohja e qeverisë dhe parlamentit. Por socialistët janë shprehur se nuk do të bojkotojnë parlamentin, duke kërkuar që me anë të tij të zbardhin atë që e quajnë krimi elektoral i qershorit.

Socialistët do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, duke deklaruar se vetëm kështu do ketë një qeveri legjitime.

Pikërisht në këtë pikë ndahet Edi Rama me Ben Blushin, njeriun që synon të garojë për kreun e PS. Ky i fundit deklaron se zgjedhjet nuk kanë pasur aq probleme sa të mos njihen dhe do kërkojë që zgjedhjet të njihen e të ketë një analizë për rezultatin.

Një tjetër aspirant për garën e kreut të PS, Arben Malaj, e ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me standardet zgjedhore dhe ajo çka ka kërkuar publikisht është të mos bojkotohet Kuvendi. Duket se në këtë drejtim nuk do ketë ndonjë përplasje me Ramën.

Edhe disa emra të vjetër në PS, të mënjanuar nga Rama mund të krijojnë debat ditën e sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›