E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon 15 milionë nga Anzhi

Holandezi Guus Hiddink është kandidati më serioz për t’u bërë trajner i ekipit rus, Anzhi Makhachkala. Trajneri holandez u ka kërkuar drejtuesve të këtij klubi 15 milionë euro në vit, shkruan tabloidi rus ‘Tvoi Dien’.

Gjithnjë sipas këtij të fundit, klubi nga Dagestani, krahinë e Rusisë, deri tash i ka ofruar trajnerit të njohur holandez 9 milionë euro. Hiddink kishte dhënë dorëheqje nga përfaqësuesja e Turqisë, pasi dështoi ta dërgonte këtë ekip në Euro 2012.

Nëse shkon në Anzhi, Hiddink do të bëhej trajneri më i paguar në botë. Momentalisht, Jose Mourinho paguhet tek Real Madridi 13,5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›