Një “Agim i Artë” kundër Kosovës edhe në Serbi

Në Serbi ka marrë fuqi të madhe një lëvizje e djathtë ekstreme, “Zavetnici ” është duke luftuar kundër anëtarësimit të Serbisë në BE, me qëllim mbajtjen e Kosovës si shteti i Serbisë. Kryetarja e lëvizjes, Milica Djurdjeviç studente e shkencave politike, ka thënë se organizata e saj ka filluar aktivitetin në muajin shkurt të vitit të kaluar, dhe tani numëron mijëra anëtarë. Ajo përdorë një qasje moderne të internetit për të popullarizuar pikëpamjet e veta, dhe kjo ka dhënë efekte pozitive.
“Ne jemi duke luftuar për një ndryshim në mënyrën se si shteti është duke u drejtuar. Një ndryshim i qeverisë, duke u orientuar drejt Rusisë dhe kundër anëtarësimit në BE”, -shpjegoi Djurdjeviç.
“Edhe pse 30 për qind e popullit serb mbështet shkaqet e marrëveshjes. Ne kemi nevojë për një konsensus nga të gjitha palët politike për të marrë atë që ne duam: të ndalojmë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit”,- tha ajo.
“Zavetnici” ishte një nga grupet djathtiste të ndryshme që protestuan në kryeqytet kundër marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës më 10 maj. Demonstruesit përfshinë disa zyrtarë kryesorë të Kishës Ortodokse, grupet opozitare si Partia Radikale Serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë, Konservatore, dhe organizata të tjera ultra-nacionaliste.
Kjo lëvizje nacionaliste ka mbështetjen e fortë të Kishës Ortodokse Serbe, pasi sipas saj ato ndajnë vlera të përbashkëta: tradicionalizmi, vlerat e familjes, ksenofobisë dhe homofobisë./Indeksonline./