E Diel, 1 Nëntor 2026

KEK-u grushton

Pesë familje kanë pësuar nga veprime të zyrtarëve të KEK-ut. Këtë herë bëhet fjalë për grushtime.
Korporata Energjetike e Kosovës ka shkyçur pesë shtëpi nga rrjeti elektrik, për shkak të një shtëpie të vetme e cila nuk paguan rrymën elektrike.

“Sot në mesditë, jemi shkyçur nga rryma, pa paralajmërim, vetëm pse njëra nga shtëpitë ka borxh të akumuluar” ka thënë Milot Gashi, banor i lagjes Dodona, rruga Shaip Kamberi.
Kamberi duke folur për Indeksonline, ka shfryrë vrer kundër KEK-ut, e cila sipas tij është frikësuar të shkyç shtëpinë që nuk po paguan, kurse nga ana tjetër, shtëpitë e tjera kanë mbetur në terr edhe pse janë pagues të rregullt të Korporatës.

“Pas ankesave që kemi bërë, nuk kanë dhënë ndonjë arsye. Madje ata na poshtëruan duke na dhënë ide se si të bëhemi bashkë, të blejmë vazhdues elektrik të ri, ndaras, thuajse ne jemi ata që bëjmë distribucionin” ka thënë Gashi.
Korporata Energjetike e Kosovës vazhdimisht është ankuar për borxhet e mëdha që kanë ndaj tyre, megjithëse, ende nuk kanë arritur t’u bëjnë zgjidhje të përhershme, atyre që paguajnë./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›