E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovica rrezikon të bëhet me dy komuna krejtësisht të ndara

Me finalizimin e planit implementues të marrëveshjes 15-pikëshe Thaçi–Daçiq pritet të qartësohet edhe procedura dhe procesi i formimit të komunës së katërt me shumicë serbe në veri – asaj të Mitrovicës veriore.

Krijimi i kësaj komune ishte paraparë edhe me Planin e Ahtisarit, në bazë të të cilit Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj. Kjo nënkupton se institucionet dhe udhëheqësia në Kosovë janë pajtuar qysh moti me krijimin e kësaj komune, shkruan Tribuna.

Por, për faktin që edhe kjo çështje tani ka mbetur si pjesë e zgjidhjes përmes negociatave me Serbinë, burime nga procesi i dialogut Prishtinë–Beograd tërheqin vërejtjen se formimi i komunës së Mitrovicës veriore mund të pësojë disa ndryshime krahasuar me planin e Ahtisarit. Bazuar në pakon e Ahtisaarit parashihej që në territorin e komunës aktuale të Mitrovicës të themeloheshin dy komuna, ajo në veri dhe jug. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›