Një leksion kinez për Shqipërinë (FOTO)
Këto skena dramatike tregojnë momentin kur një protestues përplaset me policinë në Kinë. Janë dhjetëra policë që duan ta kapin protestuesin, ndërkohë që siç tregon fotoja më poshtë, e rrëzojnë poshtë dhe nisin ta godasin.
Të paktën 1 mijë protestues marshuan në qytetin Qidong, në veri të Shangait, në një protestë ambientaliste.
Përplasjet nisën kur protestuesit mësynë zyrat qeveritare, përmbysën makina dhe grisën dokumentet në zyra.
Protestuesit kishin dalë në rrugë kundër një projekti për një tubacion të mbeturinave industriale. Zyrtarët u detyruan të anulojnë projektin pasi demonstruesit pushtuan zyrat.
Tubacioni do dërgonte mbetjet e një fabrike kineze në ujë. Banorët ankohen se uji do të ndotej.
Ky është projekti i dytë industrial që anulohet në Kinë pasi protestat detyrojnë qeverinë të ndryshojë mendim.







