E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigerti ka nevojë të dëgjojë, Familja: Zgjidhja me 1 mijë e 500 euro

Familja Gëzim Mema nga komuna Komsi, Mat, me djalin 11 vjeç Sigert Mema, që ka handikap të plotë në dëgjim, apelojnë pranë strukturave shtetërore për ndihmë. Mjeku specialist në Tiranë u ka rekomanduar kufje speciale, me vlerë 1500 euro për Sigertin, por familja deklaron se nuk ka mundësi financiare.
5 pjesëtarë të familjes Mema kanë të ardhuara vetëm 49 mijë lekë ndihmë ekonomike, të cilat nuk i mjaftojnë as për të shlyer faturat e energjisë elektrike, e jo më për të përballuar vizitat çdo tre muaj për kontroll të specializuar në Tiranë. Nëna e Sigersit, Lumja thotë se djalit i duhet edhe një shoqërues pasi mund të rrezikohet nga makinat në rrugë, pasi nuk dëgjon.
Babai i djalit Gëzimi shkon deri atje sa thotë se kjo moskujdesje shtetërore ndaj këtij rasti unik në Komsi mund të vijë edhe për dallime raciale, ndonëse vota jonë është e barabartë me të bardhët.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›