Një lexim i strategjive të njëkohshme zgjedhore të kancelares Merkel dhe kryeministrit Berisha
Për Gjermanine eshte viti 2009 nje i ashtuquajtur vit i superzgjedhjeve, pasi ne te njejtin vit, zhvillohen zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe zgjedhjet presidenciale.
Ashtu si për Gjermanine, eshte dhe per Shqiperine, viti 2009 eshte nje vit zgjedhjesh dhe per nga rendesia mund te quhet edhe ky nje vit superzgjedhjesh. Zgjedhjet parlamentare te ketij viti kane karakterin e nje provimi ambivalent. Nga njera ane keto zgjedhje janë nje testim per qeverine “Berisha”. Me ane te ketyre zgjedhjeve, elektorati ka ne dore te vendose per vazhdimesine e politikes se reformave dhe te integrimit te Shqiperise ne institucionet nderkombetare si së fundmi ne NATO. Nga ana tjeter, elektorati dhe klasa politike kane mundesine te tregojne kulture demokratike dhe si rrjedhoje e nje tradite politike shtatembedhjetevjecare keto dy pale jane ne gjendje te mbajne zgjedhje sipas standardeve europiane.
Por viti i superzgjedhjeve nuk eshte ngjashmeria e vetme midis zhvillimeve aktuale politike ne Gjermani dhe ne Shqiperi. Prej ditesh, shtypi gjerman po komenton intensivisht strategjine zgjedhore te dy partive politike me te medha; te CDU-se dhe SPD-së (Süddeutsche Zeitung e dates 22.04.09). Ndersa SPD-ja ka shpallur programin zgjedhor dhe e ka pershtatur nder te tjera edhe me krizën financiaro-ekonomike boterore, CDU-ja duket sikur nuk ka ndërmend te prezantoje nje program te gjerë zgjedhor. Liderë te CDU-së kane deklaruar se do te prezantohen vetem disa principe dhe se fushata elektorale e kesaj partie do te koncentrohet në personin e kancelares Angela Merkel. Profili Zgjedhor i CDU-së do te përqendrohet ne sukseset e kancelares Merkel ne fushen e ekonomise, te ekologjise, te politikes se jashtme, te zhvillimit teknologjik dhe sidomos ne faktin e uljes drastike te papunësisë. Edhe ne Shqiperi paraqitet nje situate politike mjaft e ngjashme ku Partia Socialiste ka prezantuar nje program te gjerë zgjedhor te cilin mundohet ta shesë tek elektorati shqipetar si nje alternativë me te denjë politike se ajo e Partise Demokratike. Kurse Partia Demokratike nuk e ka shpallur ende nje program zgjedhor. Ashtu si dhe CDU-ja gjermane, edhe Partia Demokratike e Shqipërisë do te ndjeke nje strategji te personalizuar zgjedhore. Kjo do te thote qe fushata elektorale do te perqendrohet ne sukseset e kryeministrit Berisha ne fusha te ndryshme politike. Suksesi me i rendesishem i tij shenon padiskutim pranimi i Shqiperise ne NATO.
Perveç ketij zhvillimi, kryeministri Berisha dhe kabinetet e kryesuara prej tij ne kater vitet e fundit jane ne gjendje te prezantojne nje bilanc pozitiv qeverisës i cili kulmet e tij i ka ne luften kunder korrupsionit, ne reformat e shumta sidomos ato zgjedhore dhe legjislative. Edhe zhvillimi konstant ekonomik eshte nje shenje e konsolidimit te ekonomise shqiptare gjate kater viteve te fundit. Nje strategji e tille zgjedhore ka ane pozitive por mbart edhe risqe. Me reduktimin e alternatives politike ne nje person te vetem reduktohet disi edhe elektorati potencial. Por nga ana tjeter duke e thjeshtuar zgjedhjen, nga nje program prej 1000 faqesh ne nje permbledhje principesh liberale dhe demokratike, reformash dhe angazhimeve per te ardhmen, Partia demokratike do te jete ndoshta ne gjendje te bindë me shpejt dhe me shume votues per alternativen e saj politike. Thjeshtesia e strategjise zgjedhore vihet re edhe tek motoja zgjedhore “Shqipëria po ndryshon” qe fiton me shume ne vleren e saj me ftesen “bëhu pjese e ndryshimit”. Ndersa CDU-ja gjermane ka akoma kohe per te ndryshuar strategjine e vet zgjedhore ne rast se sondazhet javore përkeqësohen, PD-ja eshte ne nje situate ku çdo vendim eshte relevant per te ardhmen e saj ne spektrin politik. Kur behet fjale per nje fushate zgjedhore te personalizuar eshte teper e rendesishme qe edhe personi ne te cilin perqendrohet fushata te udheheqe ne sondazhet me pyetjen: Kush mendoni se duhet ta qeverise vendin? Angela Merkel arrin dyfishin e votave kundrejt kandidatit te opozites Frank Walter Steinmeier. Edhe kryeministri Berisha gjendet ne te njejten situate kundrejt Rames. Dhe kjo gje justifikon totalisht strategjine zgjedhore të PD-së.
Autori është doktoruar në Universitetin e Regensburgut, në Gjermani