E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buka e popullit dhe urbanët e Tiranës

Debati politik midis forcave të ndryshme partiake, tani në prag të fushatës për zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 28 qershorit ’09, ka filluar të preokupojë seriozisht të gjithë elektoratin shqiptar. Duket, sikur stina e një ballafaqimi të tillë elektoral ka ardhur më shpejt se çdo herë tjetër në vatrat e familjeve shqiptare. Natyrisht, më të shqetësuar mendohet se janë përkrahësit e mazhoranës, për shkak se i tremben bllokimit të zhvillimit dhe mirëqënies ekonomike që mund të krijojë ndryshimi i papritur i pushtetit në duartë e opozitës aktuale, siç ka ndodhur historikisht me qeverisjen e saj për periudha të gjata kohe në vitet e tranzicionit, ku më tipikja është qeverisja e viteve ’97-‘05. Ky lloj meraku është shënjë përgjegjësie qytetare për të ardhmen europiane të Shqipërisë, ndryshe nga sa mendojnë e punojnë mbështetësit e të majtës, për të respektuar traditën e të parëve të tyre, deri na atë masë, sa që janë gati, “ të hanë edhe bar, vetëm idealet komuniste mos të tradhëtohen”. Dhe siç dihet “idealet komuniste” janë triumf i demoagogjisë mbi realitetin, siç ka ndodhur për 45 vjetë me radhë në vitet e monizmit, ku Shqipëria e tallonit lakohej dhe lakmohej për “nivelin e lartë të zhvillimit ekonomiko-shoqëror” nga të gjithë armiqtë e jashtëm e të brendshëm, që kërkonin të “pengonin ecjen e saj përpara”. Ndoshta këtë lloj “mirëqënie” pretendojnë të arrijnë sot pinjollët e shtetarëve të dikurshëm të diktaturës moniste, të cilët kërkojnë ta nxijnë me fjalët më të pista realitetin e mrekullueshëm që ka krijuar qeveria “Berisha” në të gjithë Shqipërinë. Ndoshta, këtij konteksti i takon edhe një debat që dëgjova rastësisht, këto ditë, në urbanin e linjës së Tiranës së Re midis dy personave jo dhe aq të rinj në moshë, ku, me sa duket njëri ishte “demokrat” dhe tjetri “socialist”. Që të dy hipën në urbanin e linjës përkatës tek stacioni i dy kullave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe zbritën tek stacioni i “Librit Universitar”. Debati nisi në momentin kur fatorino u kërkoi pasagjerëve në fjalë nga 30 lekë të reja secilit, duke u ofruar biletën. I pari foli “demokrati”, i cili i kujtoi shokut të vetë se, “çmimi i biletës”, në fjalë, “ishte i barbartë me gjysëm buke”. Pastaj vazhdoi ligjiratën e më poshtëme: “Dhe thonë ata të tutë që çmimi i bukës është dyfishuar!?... Gjepura. Çmimi i biletës së urbanit po. A e di ti që shërbimi urban varet nga Bashkia e Tiranës, ndërsa çmimi i bukës nga nga zoti “treg”? Hë mo, fol! Mos rri si memec. Sa të pacipë që jeni? Thoni që, “shqiptarët marrin bukën me listë!?”. Listë për 60 lekë!?.... Pika!…Ja, edhe “taka e votës” që thotë ai i gjati, 6 bileta urbani është për shumicën e njerëzve”. “Eu, ti e ke në terezi”, mundi të thoshte “socialisti”, pasi urbani mbërriti në stacion dhe që të dy zbritën aty…


Pak rëndësi ka se si ka vazhduar më tej biseda midis tyre, po kaq sa treguam mjafton për të kuptuar se sa të “sinqertë” e “njerëzorë” janë politikanët e opozitës në deklaratat e tyre publike se, “qeverisjsa e PD-së i ka varfëruar shqiptarët”. Të paktën këtu në Tiranë, ku është përqëndruar një e treta e Shqipërisë, varfëria mund të jetë shtuar vetëm për shkak të qeverisjes lokale dhe jo të asaj qëndrore. Shembulli i mësipërm është një argument mjaft domethënës në këtë drejtim, por ai nuk është i vetmi. Shërbimet që ofron Bashkia e Tiranës janë nga më të kushtueshmet. Taksat lokale u kushtojnë buxhetorëve më shumë se një rrogë mujore, kurse të moshuarëve, pensionin e disa muajëve rresht. Jo më pak të rënduar ndjehen dhe përfaqësuesit e biznesit të vogël. Është tjetër gjë, pastaj, selektimi dhe diferencimi politik që u bëhet banorëve të kryeqytetit në plotësimin e kërkesave të tyre, ku kundërshtarët politik të të majtëve, kudo qofshin, detyrohen të paguajnë edhe për pjesën tjetër “taksën e korrupsionit”, siç ndodhte para vitit ’05 me qeveritarët e majtë qëndror. Qeveria “Berisha”, me vendimin më të fundit, që mori në këtë drejtim, do t’ia ndal deri diku dorën grabitqare Ramës dhe ramistëve të tjerë në pushtetin lokal të Shqipërisë, por gjithësesi ajo s’mund të eleminojë gjithëçka. Megjithatë, rreziku më i madh në këtë drejtim qëndron në fatin se, kreu i PS-së, duke qënë njëherësh edhe kryetar i Bashkisë Tiranë po kërkon që, programin e qeverisjes lokale ta shndërrojë në një program të qeverisjes kombëtare, natyrisht duke e kaluar çdo investim apo shërbim nëpërmjet “shtrungës” së korrupsionit, siç ka bërë dhe po bënë me lejet e ndërtimit. Dhe për t’ia mbërritur kësaj dite, të majtët kanë zgjedhur si alternativë të vetme njollosjen e arritjeve të PD-së, duke u përqëndruar kryesisht tek shndërrimi demagogjik i “mirëqënies” në “varfëri”.


Politikanët e opozitës shqiptare po grumbullohen sot rreth nocionit të varfërisë, si dikur rreth Manifestit komunist, me mendimin për të triumfuar në betejën elektorale të zgjedhjeve të përgjithëshme të 28 qershorit ’09. Në daljet dhe debatet e ndryshme publike ata, nisur nga disa raste sporadike të marrjes së bukës me listë, vetvrasjes në kushtet e depresionit, rritjes së disa çmimeve në tregun global të konsumit, etj., po përpiqen të tregojnë se “vërfëria është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare”. Rama, Gjinushi, Meta, Koçi, Erioni, etj., thonë se, “shqiptarët jetojnë sot më keq se disa vite më parë, dhe Shqipëria është vendi më i varfër në Europë dhe rajon”. Ata kanë filluar t’i braktisin në grup argumentat e tjerë të luftës politike në fushën ekonomike, për shkak se e kanë të vështirë t’i bindin njerëzit për pavërtetësinë e investimeve të shumëta, rritjen e rrogave e të pensioneve, hapave të ndryshme integrues, kryerjen e reformës fiskale e kështu me radhë. Nga ana tjetër, këtë zgjedhje e bëjnë edhe për faktin se, treguesi i varfërisë është relativ dhe mund të spekullohet lehtë me të, nga që ai është një fenomen botëror, që do të thotë se, diku më shumë e diku më pak, është i pranishëm kudo. Në Shqipëri ai është ndoshta më i pranishëm se sa në vendet e tjera të kontinentit europian, për shkak edhe të trashgimisë së gjatë komuniste që ne kemi përjetuar. Në këto kushte, konstatimi se, “Shqipëria është sot vendi më i varfër i Europës”, edhe nëse do të ishte i vërtetë, s’tregon asgjë lidhur me efiçiencën qeverisëse të viteve të fundit. Vendi ynë mund ta ruajë këtë distancë të mirëqënies ekonomike që ka krijuar me vendet e tjera edhe për shumë vite me radhë, por kjo s’do të thotë asgjë lidhur më varfërinë absolute të qytetarëve shqiptarë. E rëndësishme është që të kemi rritje të përvitshme, madje me ritme më të larta se çdo vend tjetër. Dhe nëse një gjë e tillë realizohet, nuk është normale që të flasësh për varfërinë, përpara se sa të tregosh për ritmet e larta të zhvillimit ekonomik. Ne, diferencën që kemi krijuar me vendet e zhvilluara europiane apo të mbarë rruzullit tokësor, për sa i përket zhvillimit të përgjithshëm ekonomiko-shoqëror, që sipas disa ekspertëve shkon deri në 100 vjetë prapambetje, nuk mund ta ngushtojmë apo barazojmë për një kohë të shkurtër, qoftë kjo edhe gjithë periudha e tranzicionit shqiptar. Aq më pak mund të arrihet një gjë e tillë për një mandat qeverisës të demokratëve, sado investime e punë të mira të jenë bërë në këto 4 vjetë. Nga ana tjetër, të pretendosh për shtim të varfërisë, në një kohë kur treguesi i rritjes ekonomike ka ardhur duke u shtuar vazdhimisht është si të thuash që, fëmija vjen duke u zvogëluar nga pikpamja fizike me kalimin e viteve. Por ajo që është më e rëndësishme lidhet me faktin që, të vetmit që flasin sot për varfërinë shqiptare në botë janë social-komunistët shqiptarë dhe mediat pro tyre. Madje, disa media e kanë tepëruar shumë në këtë drejtim. Para disa ditësh, në një gazetë të këtij fronti lexova një shkrim të përgatitur mbi bazën e e disa intervistave të marra nga shitësit e 3-4 dyqaneve në zonën e “Bllokut” dhe përreth stadiumit “Selman Stërmasi”, të cilët ankoheshin se ishin vënë në vështirësi nga që jepnin “ushqime me listë” për qytetarët. Tani, po qe se epidemina e “ushqimeve me listë” ka mbërritur në ish “Bllok” ose tek stadiumi “Selman Stërmasi”, atëherë të tjerët kanë shkuar në atë botë me kohë. Por një shkrim i tillë është tërësisht spekullativ, për faktin se këto zona njihen si bastione të majta në qytetin e Tiranës, kështu që ata janë të prirura ta nxijnë me katran punën e qeverisë “Berisha”, duke thënë tërë ditën vetëm të pavërteta.


Shqipëria ka arritur t’i ruhet kolerës “varfëri” edhe në këto momente të vështira krize që po kalon mbarë rruzulli tokësor. Ndaj, deklaratat dhe opinionet majtiste, përveçse nga realiteti, po përgnjeshtrohen edhe nga institucionet ndërkombvëtare, siç kanë vepruar edhe për raste të tjera shpifjesh e trillimesh të ulëta të social-komunistëve shqiptar. Edhe pse sot bota ndodhet në kushtet e një krize të rëndë financiare, Shqipëria, sipas Agjencisë së Vlerësimit “Moody’s”, karakterizohet nga një zhvillim i qëndrueshm ekonomik. Ambienti shqiptar, vlerëson “Moody’s”, është i mbrojtur nga kriza për shkak të ndërmarrjes në kohë dhe me efektivitet të reformave fiskale me orjentim probiznes si; ulja e taksave, liberalizimi i liçensave, shkurtimi i kohës së liçensimit të biznesit, etj. Sipas reviztave prestigjioze “Forbes”, Uall Street Journal” dhe agjencisë “Reuters”, në tre vitet e fudnit Shqipëria ka arritur të nxjerrë nga varfëria më shumë se një të tretën e popullsisë së vendit. Duke iu referuar studimit të Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara për Zhvillim PNUD, “Fobers” thotë se, “Shqipëria, dikur një nga vendet më të vaërfëra jo vetëm që është sot anëtare e NATO-s, por pritet të aplikojë për statusin e vendit kantidat në Bashkimin Europian”. Përpjekjet që po bëhen në kuadër të integrimit euro-atlantik të vendit përbëjnë boshtin orjentues të politikave për zhvillimin e përgjithshëm ekonomiko-shoqëor të vendit tonë. Investimet publike në tërësi dhe ai i rrjetit rrugor apo ndërtimit të veprave energjitike në veçanti, përmirësimi i situatës energjitike në vend, konsolidimi i politikave fiskale, forcimi i sistemit banker, etj., përbëjnë disa prej shtyllave ku bazohet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik sot. Kjo është arsyeja që, sipas anketës për Matjen e Nivelit të Jetesës, përgatitur nga institucionet e mësipërme ndërkombëtare, vërfëria në Shqipëri vazhdon të shënojë rënie me ritme të shpejta krahasuar me vitet e mëparshme. Konkretisht nga 18,4% që ishte në vitin ’05, sot niveli i varfërisë ka rënë në 12,4 % të popullsisë, ndërkohë që specifikohet niveli i lartë dhe i konsoliduar i rritjes ekonomike gjatë këtyre viteve, në 7%, si rezultat i politikave mbështetëse të qeverisë. Mjafton të kujtojmë se, jo më shumë se para 4 vitesh, kishim një realitet krejt tjetër, ku, sipas raportit vjetor të OSBE-së, mbajtur në Vjenë më 26 shkurt 2004, “varfëria dhe mjerimi ekonomik, nxitësit e emigrimit të shqiptarëve, kanë arritur nivele që nuk mund të shpërfillen më tej”. Ndaj politikanët e majtë, para se sa të recitojnë vargje të deformuara të “Poemës së mjerimit” në katundet dhe qytetet e Shqipërisë, le të kujtojnë se si i përshkrujanë institucionet ndërkombëtare dy periudhat e qeverisjeve, lidhur me treguesin e varfërisë, duke u ndarë për pak çaste nga demagogjia dhe megallomania e tyre perverse, për t’mos u shkaktuar njerëzve të varfër më shumë vuajtje se sa u shkakton atyre varfëria vetë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›