PD: Hetimi i Edvinit nuk do ndalet. Atij i mbetet vetëm të japë dorëheqjen
Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj përpjekjeve të Edvinit për të ndalur hetimin parlamentar, përmes mosbashkëpunimit dhe ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar reagimin, si prodhim të frikës, por edhe si një zgjidhje naive që vjen nga vartësit e tij. “Frikacak dhe i tmerruar nga vepra e tij e shëmtuar, nga akti megakorruptiv i marrjes së 19 lejeve të ndërtimit për vete dhe Eftimin e tij nga 28 që ishin gjithsej në KRT-n e fundit, Edi Rama kërkoi mbështetje dje të vartësve të tij në Bashki”, thuhet në deklaratën e sotme për mediat, të zëdhënëses së PD-së, Erla Mëhilli. “Detyroi të dalë zyrën juridike të Bashkisë së tij dhe të sugjerojë Ramën që për të shpëtuar nga akti i shëmtuar që kreu ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, thuhet më tej në deklaratë. Kështu dje znj.Vishka me kërkesë të Edi Ramës doli dhe gajasi shqiptarët kur tha se do t’i kërkoj Kryetarit tim që për të bllokuar hetimin parlamentar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që ta mbrojë nga akti i shëmtuar i përvetsimit të 19 lejeve të ndërtimit. Partia Demokratike i thotë z.Rama se ky është një akt i dëshpëruar me të cilin ai kërkon të fshihet jo prapa fustaneve të vartësve të tij, por prapa gishtit të vet. Partia Demokratike i thotë z.Rama ‘mos ki frikë se hetimi do të jetë tërësisht transparent dhe alternativë e vetme ty të mbetet t’u kërkosh falje qytetarëve të Tiranës për shndërrimin e Bashkisë në pronë familjare dhe të japësh dorëheqjen si Kryetar i kësaj Bashkie’”.
...