Një libër për masakrën e Tivarit

Sipas autorit, 67 vjet më pas është hera e parë që kjo ngjarje merret në konsideratë. “Ky libër është një sprovë për të ndriçuar këtë masakër, jo vetëm për të zbuluar të vërtetën, por edhe se akti i parë i kësaj tragjedie ku u masakruan me mijëra shqiptarë u luajt në territorin shqiptar”, tha Uran Butka.
Butka tenton të zbardhë misterin e masakrës së Tivarit, ku mendohet se janë vrarë mbi 4 mijë shqiptarë të pafajshëm nga bashkëpunimi mes komunistëve shqiptarë dhe trupave të ish-Jugosllavisë. Autori sjell dokumente të panjohura deri më tani të arkivit të ish-Jugosllavisë, të cilat hedhin dritë mbi përgjegjësinë e shtetit shqiptar në këtë masakër të vitit 1945.
Libri u vlerësua edhe nga studiuesi Agron Tufa, i cili u shpreh se akti i pabesë i PKSH-së ndaj bashkëkombasave të vet, edhe sot pas 67 vjetësh, fatkeqësisht ka mbetur pa u zbardhur. “Pjesëmarrësit në këtë krim kurrë nuk u vunë para drejtësisë dhe shteti shqiptar i paskomunizmit asnjëherë nuk zbatoi detyrën ligjore për zbardhjen e këtij krimi”, tha Tufa.
Ndërsa sipas studiuesit Enver Bytyçi, “Masakra e Tivarit” u tregon shqiptarëve atë pjesë të errët të historisë së tyre, të cilën ende nuk e kanë njohur edhe pse kanë kaluar 67 vjet. “Studimi i Uran Butkës është më i ploti dhe më domethënësi për ndriçimin e ngjarjes më të rëndë që kanë njohur shqiptarët gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1998”, tha Bytyçi.
I pranishëm në promovimin e librit që është botuar me mbështetjen e MTKRS-së, ministri Aldo Bumçi ndër të tjera tha se Masakra e Tivarit është një masakër e përmasave të frikshme, është dëshmi për nevojën që ka vendi ynë për rishikimin e historisë.
“’Masakra e Tivarit’ përmban në vetvete jo vetëm një realitet tronditës, por edhe një të vërtetë që cilido prej nesh e ka të vështirë ta shohë në sy, ndaj dhe në këtë 100-vjetor të Shtetit Shqiptar duhet hedhur dritë mbi gjithçka”, tha Bumçi.
Rreth 1 mijë rekrutë shqiptarë të Kosovës u vranë brenda territorit të Shqipërisë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në masakrën ku humbën jetën 3 474 persona, në vitin 1945. Varreza masive u zbulua më 17shtator të vitit 1996.
/Start/E.B/
2012-02-10 16:43