E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Delegat, jo deputet në Kukës

“Aktiviteti politik më ka dhënë mundësi të njoh njerëzit e Kukësit, Tropojës dhe Hasit, dhe kam respektin maksimal për ta. Ky riorganizim bëhet në të mirë të të gjithëve. Do bëj detyrën time si delegat me dashuri dhe përkushtim”, tha Malaj, i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.

“Kam dhënë garanci maksimale - vijoi - se do të punoj si i deleguar për të siguruar fitore në zgjedhjet e 2013-ës. Do angazhohem maksimalisht për të mirën e PS-së kudo që të jetë nevoja për të siguruar fitore në zgjedhjet e 2013-ës”.

Deputeti i Vlorës shpjegoi hollësisht edhe arsyen e kundërshtimit të planit të kryetarit të PS-së Edi Rama, për rishpërndarjen e kandidatëve për deputetë në zona të ndryshme nga ato që përfaqësojnë aktualisht:

“Nuk mund të paragjykoj zonën ku shkohet si i deleguar, pasi anëtarët e Asamblesë janë zgjedhur nga votat e delegatëve nga e gjithë Shqipëria. Por vendimi për t’u bërë deputet është thellësisht individual, pasi secili e di ku mund të japë më të mirën. Pozicioni i deputetit në sistemin demokratik kërkon një lidhje të drejtpërdrejtë të deputetit me zonën që përfaqëson. Nuk duhet parë thjesht si një i zgjedhur në Kuvend”.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-11 00:20
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›