Topi për Spahiun: Dorëheqja akt individual, e respektoj

“Dorëheqjet janë individuale dhe duhen respektuar”, u shpreh Presidenti në një prononcim për mediat.
I pyetur nga gazetarët nëse shkarkimi i Spahiut është kompetencë e Parlamentit apo e Presidentit, Topi u përgjigj se nuk ndërhyn në këtë çështje, për sa kohë ai e ka dërguar padinë në Gjykatën Kushtetuese.
Kreu i Shtetit pohoi gjithashtu se posti i zv/kryetarit të KLD-së nuk mund të qëndrojë vakant dhe se në mbledhjen më të afërt të këtij institucioni do të diskutohet për këtë çështje. “KLD-ja ka në krye Presidentin, por gjithë aktivitetin administrativ me Kushtetutë e mbulon nënkryetari”, tha Presidenti Topi.
Kreshnik Spahiu dha sot dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së, ndërkohë që Kuvendi po zhvillon një hetim parlamentar, pas akuzave të shumicës për shkelje të ligjit dhe përfshirjes së tij në aktivitet politik.
Ndërkohë Spahiu deklaroi se ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, që ajo të japë një vendim të paanshëm.
/Start/E.B/
2012-02-10 22:00