E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rina Bilurdagu, fituese e “The Voice”

Rina Bilurdagu është fituesja e edicionit të parë të “The Voice of Albania”, duke marrë më shumë vota nga shikuesit. Vendi i dytë shkon për Marsela Çibuka, ndërsa finalistët e tjerë ishin Enrika Derza dhe Lundrim Paçuku.

Ashtu siç pritej në një natë spektakolare dhe të mbushur plot surpriza katër finalistët performuan për herë të fundit në skenën e “The Voice”.

Fillimisht sipas votave të publikut kaluan për një fazë të mëtejshme konkurrentet Rina Bilurdagu dhe Marsela Çibuka, ndërsa në votimin final, votat e publikut shpallën fituesen e këtij edicioni të “The Voice”, Rinën.

Fituesja e “The Voice of Albania” fiton një album nga kompania e mirënjohur “Universal Music”. Finalistët e tjerë do të fitojnë nga një këngë të kompozuar po në studiot e “Universal”.

Gjithashtu të katër finalistët fitojnë nga një këngë për edicionin e 9-të të “Top Fest”, që pritet të fillojë së shpejti.

Kështu finalizohet pas një gare prej 17 javësh të transmetuar në Top Channel, një nga formatet më të sukseshme televizive të kohës. /tch/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›