E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një libër për të gjitha përkthimet

Emri i autorit është i njohur. Ai është përkthyesi i librave të Ismail Kadaresë në anglisht. Libri i Bellos nuk është për Kadarenë, por për përkthimin dhe, në anë tjetër jo vetëm për përkthimet letrare. Translation and the Meaning of Everything (Përkthimi dhe kuptimi i gjithçkaje) flet për të gjitha llojet e përkthimeve, që nga përkthimi i barcaletave, lajmeve nga bota, dhe përkthimet simultane në forumet botërore. Libri është konsideruar nga revista The Economist si “mbi historinë e kulturës, edhe pse i paraqitur si libër mbi përkthimin; një udhëtim që nga ditët kur grekët, thjesht i injoronin gjuhët e tjera, ndërsa romakët detyruan të gjithë subjektet nën Romën të mësonin latinisht, deri te Google Translate.”

Is That a Fish in Your Ear?: Translation and the Meaning of Everything.

David Bellos. Botues: Particular Books; 400 faqe;

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›