E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një librari për një libër

Shkrimtari Andrew Kessler ka hapur një librari në New York për ta promovuar studimin e tij mbi hulumtimet e NASA-s në Mars, ‘Martian Summer’. Në këtë librari ai e ka vendosur në shitje vetëm librin e tij. Nga Express më 11 maj 2011 në ora 12:17

Je shkrimtar i ri? Nuk dëshiron të garosh me autorët e fuqishëm bestsellerë Stephenie Meyer apo Stieg Larsson? Atëherë pse nuk provon rrugën e autorit Andrew Kessler dhe të krijosh një librari që e ka vetëm një titull: atë tuajin.

Kessler, i cili e quan projektin e tij ‘monobookism’ (njëlibrizëm), e ka hapur dyqanin e tij në Hudson Street në New York muajin e kaluar. Libraria përmban tre mijë kopje të librit të tij ‘Martian Summer’, i cili është vendosur në seksionet ‘i ri dhe i rëndësishëm’, ‘i ri në jofiksion’, ‘shkencë’ si dhe me një shenjë ku shkruan ‘E kemi një libër por nuk jemi scientologë’.

Kessler ka thënë se ka vendosur ta hapë këtë librari për shkak të vështirësive për t’i bërë marketing librit. Ai ka qenë i brengosur rreth asaj se si lexuesit do ta prisnin librin e tij.
“Jam ndier sikur do ta botoja librin, e pastaj t’i mbyllja sytë dhe të shpresoj për më të mirën. I kisha premtuar NASA-s se do t’i tregoja botës një lloj të ri të tregimit mbi hapësirën”, ka thënë Kessler.

“Një ditë, pas një dreke me qofte në një dyqan në Lower East Side, i cili shet vetëm qofte, The Meatball Shop. Ngeca jashtë, shikova lartë dhe pash një kishë. Dhe pastaj e kuptova se do të mund të provoja ta shes librin tim sikurse një qofte. Kështu lindi njëlibrizmi”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›