E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunojmë me bullgarët

Kosova dhe Bullgaria së shpejti do të kenë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës. Nga Express më 11 maj 2011 në ora 12:16

Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, takoi të martën në Prishtinë ambasadorin e Bullgarisë, Bobi Bobev, me të cilin u diskutuan hapat konkretë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Ministri Krasniqi foli për marrëveshjen për bashkëpunim kulturor ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

Sipas tij, meqë teksti tashmë është përpiluar pritet nënshkrimi i shpejtë i tij. Ministri kosovar theksoi se MKRS do të mbështesë çështjet që ndërlidhen me shkëmbime kulturore të artistëve dhe institucioneve kulturore të të dyja vendeve.

Theks i veçantë gjatë diskutimit iu dha çështjes së ndihmës që mund të japë Bullgaria në rrafshin e bashkëpunimit të institucioneve të trashëgimisë kulturore të Kosovës me UNESCO’n.

Ambasadori Bobev nënvizoi se, meqenëse më 24 maj shënohet Dita e Kulturës së Bullgarisë, Ambasada e Bullgarisë në Kosovë dëshiron që atë ditë ta shënojë përmes një ekspozite fotografish, që paraqesin pjesë të trashëgimisë kulturore bullgare nga shekullit i XVII deri në shekullin XX.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›