E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një lindje ndryshe në Velipojën e përmbytur!

Gruaja 21-vjeçare, Violeta Marku nga Velipoja lindi gjatë natës, ndërsa sot ndodhet e shtruar në maternitet.

Pas lindjes, ajo është transportuar me helikopter drejt maternitetit të Lezhës, ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore. Për këtë arsye, ajo është vizituar nga kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

“Violetës dhe djalit të saj dua tu uroj jetë të gjatë, shëndet, gëzime, të rritet i lumtur me prindërit dhe gjithë familjen e tij. Mirënjohje shumë të madhe dua t’i shpreh ekipit mjekësor, i cili në mesnatë, me varkë dhe në një teren jashtëzakonisht të vështirë, ia doli të arrij në familjen e Violetës, të asistojë në lindjen e saj dhe të shpëtoje dy jetë, të nënës dhe të fëmijës”, tha kryeministri. 

Më tej, kryeministri falënderoi ekipin e mjekëve, të cilët iu përgjigjën në kushte të vështira ndihmës për gruan.

/Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-13 14:58
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›