Shtyhet afati i përdorimit të bonove

Drejtore e Legjislacionit në Ministrinë e Financave, Lindita Rusmali tha gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në ligjin "Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekë të privatizimit)" se, për shkak të mosmbylljes ende të proceseve sikurse është ai i legalizimit të ndërtimeve informale ku po përdoren bonot e privatizimit është propozuar shtyrja e afatit të përdorimit të tyre deri në fund të vitit 2011.
Por opozita ka kërkuar një afat më të tejzgjatur konkretisht, deputeti i Partisë Socialiste, ish-ministër i Financave Arben Malaj kërkoi që ky afat të jetë më i gjatë, deri në vitin 2015.
Sipas të dhënave zyrtare, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliarde lekë. Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërsa mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera.
2010-12-14 08:40
[