E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne nje vit, 3 milione kalime ne kufi

KUKES – Qe nga fillimi i vitit, ne Morin kane kaluar rreth 3 milione persona. Hyrje-daljet nga Shqiperia, Kosova e anasjellas jane regjistruar deri ne ditet e fundit nga Drejtoria Rajonale per Kufirin dhe Migracionin. Sipas te dhenave te kesaj drejtorie, eshte shenuar nje rritje e fluksit te kalimeve te kufirit, sidomos e turisteve nga Kosova, ku kete vere ka pasur masa lehtesuese per levizjet ne te dy anet. Keshtu, nga te dhenat rezulton se 2 806 514 shtetas vendas e te huaj kane hyre e dale ne pikekalimet kufitare te Shqiperise me Kosoven, me 822 331 automjete. Kjo shifer rezulton te jete 38 % me e larte se vjet. Gjate ketij viti jane ndaluar ne kohen e kalimit te ketyre pikave 29 shtetas te huaj dhe 31 shqiptare. Shumica e te ndaluarve jane kapur gjate kontrollit ne sistemin TIMS, per vepra te ndryshme penale.                      j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›