Një maçok kandidat për senator në SHBA
TIRANE- Një kandidat i ri është futur në garën për Senator të Shteteve të Bashkuara. Ai po i sfidon kandidatët Xhorxh Alen dhe Tim Kein me një fjalë të vetme: Mjau.
Kandidati, i cili quhet Henk, është një maçok rrugësh nëntë-vjeçar nga Springfild dhe ka ndërkohë një faqe interneti, një faqe në Facebook, një llogari në Tëitter si dhe një poster fushate. Gara e tij për Senat bazohet në krijimin e vendeve të punës.
Henku e shpalli kandidimin e tij në fillim të këtij muaji dhe materialet e fushatës së tij e prezantojnë si një “Të pavarur krenar” me “eksperiencë jetësore, një këndvështrim unik dhe energji të pashtershme”. Faqja e internetit “Henku për Senator” po kërkon vullnetarë për të folur për Henkun, duke shkuar derë më derë, duke bërë telefonata si edhe për të punuar në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.
Stafi i fushatës së Henkut nuk ishte i disponueshëm për të dhënë koment të hënën. Maçoku po kandidon për pozicionin e Senatorit që ka mbetur bosh kur Senatori Xhejms Web dha dorëheqjen këtë vit. Web ka thënë se nuk do të rikandidojë. Alen dhe Kein, që të dy ish-guvernatorë të Virxhinias, kryesojnë në këtë garë të çuditshme për Senator.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)