Topi kërkon shtimin e investimeve të Shtetit të Katarit në Shqipëri
KATAR- Presidenti Bamir Topi ka shfrytëzuar vizitën e tij në Katar për të kërkuar shtimin e investimeve në Shqipëri.
Në takimin që kreu i shtetit shqiptar zhvilloi ne Pallatin Mbretëror me Emirin e Shtetit të Katarit, në prani të delegacioneve, u vlerësua pozitivisht klima shumë e mirë e marrëdhënieve të dialogut politik që ekziston midis dy vendeve, të konkretizuara në shkëmbimin e vizitave të fundit bilaterale të nivelit të lartë.
Zyra e Presidencës bën me dije se presidenti Topi shprehu “interesimin e shtetit shqiptar për rritjen e fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, kryesisht për shtimin e investimeve ,zgjerimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe projekteve konkrete në fushën ekonomike, energjetike, infrastrukturore, në bujqësi, agro-industri, sektorin minerar dhe atë të gazit, por dhe në atë të turizmit”
Nga ana e tij Emiri i Shtetit të Katarit, garantoi mbështetje e bashkëpunim të mëtejshëm e të frytshëm në strategjitë për zhvillim të konsoliduar, në kuadër edhe të organizmave ndërkombëtare si OKB-ja dhe Konferenca e Vendeve Islamike.
(el.me/BalkanWeb)