Korcë, ngrica dhe akulli vështirësojnë qarkullimin
KORCË- Një ditë pas reshjeve të borës të cilat përfshinë të gjithë Korcën, rënia e temperaturave mëngjesin e sotëm ka krijuar vështirësi për lëvizjen. Komuna Novoselë në Kolonnjë është e bllokuar, po kështu rruga që të con drejt Vithkuqit, ndërsa lëvizja në Lekas e Miras kryhet vetëm me zinxhirë.
Situata është përkeqësuar për shkak të reshjeve të borës të rëna me intensitet gjatë ditës së djeshme dhe akullit të krijuar në rrugë sot. Ngrica dhe akulli e kanë bërë lëvizjen e mjeteve në akset Boboshticë-Dardhë dhe Korcë-Ersekë të detyrueshëm me zinxhirë. Ndërkaq në qarqet e tjera nuk raportohen probleme.
(el.me/news24/BalkanWeb)