Një mashkull për Vildanen

Modelja nga Prishtina, Vildane Zeneli, është larguar nga vendlindja e saj gjatë luftës në Kosovë. Ajo tani jeton mes Nju Jorkut dhe Los Angjelosit, ku krahas modelimit merret edhe me muzikë, ndërsa gjithmonë tregon me krenari prejardhjen e saj shqiptare.
Ndonëse gëzon shumë vëmendje në botën mashkullore, Vildanja i do vetëm meshkujt shqiptarë."E kush nuk do t’i donte meshkujt shqiptarë. Im atë dhe vëllezërit e mi janë shqiptarë dhe për mua ata janë burrat më të mëdhenj, më të respektueshëm e më të dashur në botë. Natyrisht që i dua meshkujt shqiptarë, edhe pse njoh pak të tillë. Njëri prej tyre, që e kam njohur për shkak të suksesit të tij në Amerikë, është Tony Dovolani. E respektoj shumë dhe jam fanse e punës së tij. Jam krenare për atë që ai ka arritur të bëjë në Amerikë, duke treguar me krenari talentin dhe kulturën shqiptare,'' ka thënë ajo për mediat shqiptare. Bukuroshja nuk ka të dashur, por ka treguar se si duhet të jetë mashkulli fatlum që do të ketë në krah një femër si ajo, duke thënë: "Ai duhet të jetë besnik, i respektueshëm, i zgjuar dhe kreativ. Duhet të jetë një mashkull që të dijë se si t’i tregojë një femre se ç’është dashuria, jo thjesht duke e thënë me fjalë. Në këtë rast fjalët nuk kanë vlerë. Veprimet tregojnë shumë më tepër se fjalët." /Indeksonline/