E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snoop Dogg lavdëron Rita Orën

Legjenda e muzikës rep, Snoop Dogg, i cili së fundmi ka ndryshuar emrin në Snoop Lion, duket se e vlerëson shumë këngëtaren Rita Ora.

"Rita Ora është mbresëlenëse dhe ajo e di këtë! Ajo mund të arrijë çdo gjë që dëshiron, për sa kohë që përkushtohet me  pasion dhe punon shumë,'' ka thënë Snoop për mediat britanike.

Rita dhe Snoop janë shfaqur në reklamën e re të ''Adidas'', krahas futbollistit David Beckham dhe yllit të NBA, Derricke Rose. Reklama është kryesisht e animuar, ndërsa bazohet në veprën klasike të Charles Dickens me titull '‘A Christmas Carol.’' /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›