E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre motrat vjen premiere me aktor te rinj

Regjisorja Arjeta Dhimo ka përzgjedhur që  skenën e teatrit ta zhvendos te ish blloku i magazinave te  Tirana Ekspres. Pasi ky ambient i shkon përshtat pjesës.
Dramën  me 4 akte “ Motrat e Cehovit” ia ka besuar gjakut të ri.  Ajo mendon se vepra edhe pse është shkruar shume vite më parë i flet mjaft mirë aktualitetit.

 Aktori Andi  Begolli ka dy sfida  jo vetëm të luaj rolin e një burri 65 vjeçar, por dhe të dehur çka është një ndër realizimet më të vështira në skenë.
Shfaqja tre motrat e cehovit do të ngjisë premierën mbrëmjen e së mërkures te “Tirana Ekspres”. Ky projekt me artistë të rinj është mbështetur nga qendra e artit dhe kultures ne Ministrinë e Kulturës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›