“Sfida si President, ndërhyrja emergjente në drejtësi”
Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani flet për gazetarët
Një ligj organik për funksionimin e presidencës dhe reforma ne drejtësi. Këto janë 2 prioritet e punës se Presidentit te ri te Republikës, Bujar Nishani.
Në intervistën e parë dhënë për mediat vizive, nga zyra ku do te qëndrojë përgjatë 6 javëve të tranzitimit të pushtetit presidencial, Nishani deklaron se drejtësia është një fushe ku duhet ndërhyrë energjikisht. “Sfidat që ka presidenti janë të përcaktuara qartazi n kushtetute, ju përmendet drejtësinë dhe diplomacinë. Pra unë do të angazhohem në të këto dy drejtime. Tek diplomacia ka angazhim të presidentit. Drejtësia do jetë prioriteti im kryesor, kam një rol të madh për të luajtur në reformën dhe funksionimin drejtësisë”, deklaroi Nishani i cili theksoi se do ketë bashkëpunim të ngushtë mes parlamentit dhe presidentit dhe Prokurorisë. “Ndaj kryeprokurores Ina Rama, nuk mund të shprehem pa marrë detyrën dhe kur ajo është në detyrë. Do të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes prokurores, parlamentit dhe presidentit. Nuk ka pasur asnjë bisedë përpara zgjedhjes së tij dhe që përfshinte postin e prokurores së përgjithshme apo emra të tjerë”,vijoi më tej Nishani. “Besoj se kjo është një nga sfidat për të qenë i pavarur dhe transparent me opozitën. Është ajo çka unë besoj plotësisht. Në radhë të parë për shkak të kompetencave që ka presidenti dhe që i ushtron ato orientohet të jetë jashtë palëve. Dëgjohet jashtë palëve. Unë nuk e shoh veten mbi palët, por shoh që presidenti duhet të jetë jashtë palëve dhe të mos ndikojë në lojën e tyre për të mos favorizuar njërën palë apo palën tjetër. Kjo është linja që unë mendoj të punoj”, theksoi presidenti i zgjedhur.
Për sa u përket emërimeve në gjyqësor ai tha se angazhimi dhe roli i presidentit në raport me drejtësinë është i rëndësishëm. Ka dy momentet 1 në raport me gjyqtarët e zgjedhur në rrethe dhe dy në gjykatën e lartë dhe gjykatën
kushtetuese. Pra, do të ketë dy qëndrime të ndryshme. por të shpallura dhe transparenca. “Do të bashkëpunoj me gjyqtarët për të pasur një garë transparente me gjyqtarët. Nuk kemi pse zbulojmë zgjidhje të reja. Ka shembuj. Duhet një trupë e fortë në gjykatën e lartë dhe kushtetuese. Do të ketë sistem vlerësimi dhe konsultime mbi bazën e kritereve të shpallura ndërsa do të ketë bashkëpunim mes presidentit dhe parlamentit”, shtoi gjithashtu presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani.
Lënia e detyrës si ministër i Brendshëm dhe deputet dhe votimi në parlament si President, ia ka ndryshuar menjëherë jetën zotit Nishani dhe familjes së tij.
Kryetari i ri i shtetit nuk ka humbur asnjë ditë kohë për të formatuar stafin e ngushtë me të cilin do të punojë në Presidencë. Ndërsa nuk mungojnë kontaktet dhe urimet për detyrën që edhe atij i ka ardhur surprize. Edhe pse nuk u votua nga opozita, zoti Nishani premton marrëdhënie të mira me të.
“Unë jam i hapur dhe do të jem bashkëpunues me opozitën. Si dhe besoj tek institucioni i kredibilitetit. Opozita ka detyra të mëdha për këtë vend. Unë do të jem i hapur për të bashkëpunuar me të në të mirë të reformave. Kam qenë i hapur si ministër për opozitën, ndërsa tashmë edhe presidenca do të jetë e hapur për opozitën”, u shpreh më tej Nishani
Bujar Nishani: “Nuk kam marrë ende asnjë urim nga Topi dhe Rama”/Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani në intervistën televizive për gazetarin Blendi Fevziu, i është përgjigjur pyetjes nëse ka komunikim me presidentin Topi, duke thënë se, “Nuk kam marrë asnjë urim nga Topi dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me të”, i cili shtoi gjithashtu se ka marrë shumë mesazhe nga opozita por asnjë mesazh nga Rama.
“Kam pasur mesazhe dhe telefonata nga shumë drejtues të opozitës, ndërsa nuk kam pasur asnjë mesazh nga Rama”, shtoi më tej ai.