E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një milion dollarë për një natë me Kelly Brook

Share

Modelja e njohur britanike, Kelly Brook, është gjendur përballë një situate jo shumë të zakonshme në Festivalin e Filmit në Kanë. Një pasanik i ka ofruar asaj plot një milion dollarë, vetëm për të kaluar një natë me të. Brook fillimisht mendoi se kjo ishte një shaka e përgatitur nga komediani Keith Lemon, të cilit po i promovon filmin. Por, gjithçka ka qenë e vërtetë, ndërsa pasaniku ulëriste Vetëm një natë! Të lutem, një natë! Kam para. Një prej truprojeve të Brook e ka nxjerrë jashtë hotelit pasanikun, ndërsa skena të kujton filmin e famshëm Propozimi, me Demi Moore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›