Samiti mbaroi dje. Berisha vjen në Tiranë sot, shkon direkt në Elbasan
Kryeministri Sali Berisha pritet të mbërrijë sot në Tiranë, ndërkohë që rreth orës 15:30 do jetë Elbasan. Direkt nga Rinasi ai do drejtohet për në Elbasan dhe më pas do të vijë në Spitalin Ushtarak. Në një intervistë telefonike dje ai tha se ka lënë samitin e NATO-s në mes për të ardhur. Në fakt, vazhdon një takim, por unë jam nisur drejt aeroportit, se dua të kthehem në kohën më të parë të mundshme, tha Berisha.
Samiti ka mbaruar ditën e djeshme dhe nuk ka pasur asnjë aktivitet zyrtar pasdite. Ka pasur një konferencë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe në faqen zyrtare të organizatës janë publikuar të gjitha dokumentet e miratuara në samitin dyditor.
Në faqen e kryeministrisë janë publikuar disa njoftime për të treguar se Berisha ishte i shqetësuar për situatën këtu dhe po bënte çmos që të vinte pranë të afërmve të viktimave.