Nje milion euro per Ministrine e Jashtme
Qeveria e Kosoves akordoi dje ne buxhet prej 1 milion eurosh per fillimin e konsolidimit te Ministrise se Puneve te Jashtme. Kjo ministri pritet qe te filloje me punen pas 15 qershorit, me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes. Kryeministri tha se qeveria do te ndaje buxhetin dhe per ambasadat e para qe Kosova do t'i hape gjate ketij viti. Pas 15 qershorit, ai parashikoi se njohja e Kosoves do te jete shume me masive. "Ai lobim ka dhene rezultatet e veta te kenaqshme. Rezultate keto te njohjes se fuqishme dhe rezultate te njohjes ne kontinuitet", deklaroi Thaci. Ai shtoi se kjo njohje do te vazhdoje, por do te levize dhe me fuqishem pas fillimit te implementimit te Kushtetutes se Kosoves, me 15 qershor, duke sqaruar: "Pra, lobimi do te behet nga institucionet shteterore te Republikes se Kosoves".