E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazsjellesi, mjeti qe Turqia po perdor ndaj BE-se

Turqia eshte duke luajtur fort ne nje lufte gjeopolitike mbi nje gazsjelles prej 8 miliarde USD, i cili ndodhet ne qender te perpjekjeve te Evropes per te kufizuar vartesine nga gazi natyror rus. Turqia eshte duke u perpjekur te perfitoje nga pozicioni i saj strategjik qe lidh Evropen me Azine qendrore dhe po shnderrohet ne nje pike kyce te planit energjetik te Evropes. Kjo mund te mbeshtese perpjekjet e saja per t'iu bashkuar Bashkimit Evropian, nese taktikat e saja negociuese nuk do te shterojne durimin e Evropes.

Evropa deshiron qe Turqia te jete nje korridor transiti per rrugen e gazsjellesit "Nabucco", i cili zgjatet per 3300 km, nga rajoni i Detit Kaspik deri ne Austri. Turqia deshiron me shume kontroll: duke vepruar si nje pike rajonale shperndarjeje e energjise, duke mbledhur gazin nga lindja, duke blere disa sasi te tij per perdorim te brendshem me cmimet me te uleta te tregut dhe duke e kaluar pjesen tjeter drejt Evropes per nje takse te ndryshueshme.

"Nabucco eshte nje projekt qe demonstron synimin e Turqise per t'iu bashkuar Bashkimit Evropian", thote Brendan Devlin, ndihmes i Jozias van Aartsen, negociator i BE-se per Nabuccon. "Duke ndihmuar kete projekt, Turqia do te nenvizoje qarte rendesine qe ajo ka per BE-ne". E emeruar sipas titullit te nje opere te Verdit mbi mbretin babilonas Nebuchadnezzar, Nabucco perfshin kompani energjetike nga Turqia dhe 5 vende anetare te BE-se: Austria, Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Gjermania. Qe prej fillimit te tij ne 2002, projekti, me qender ne Vjene, ka qene ne fokusin e nje beteje politike mbi sigurine e furnizimeve energjetike te Evropes.

Gazprom, kompania shteterore ruse e gazit, ka nje monopol mbi gazsjellesit nga Rusia dhe Azia qendrore drejt Evropes. Rusia llogaritet se furnizon 1/4 e gazit te konsumuar nga BE-ja dhe me shume se 40% te importeve te gazit. Me nje kerkese gjithnje ne rritje per gaz me 3% ne vit, BE-ja do te konsumoje 620 miliarde metra/kub ne 2020, 500 miliarde prej te cilave do te importohen, tregojne te dhenat. "Nabucco" ka mbeshtetje politike prej Bashkimit Evropian dhe SHBA si nje alternative ndaj Gazprom. Nderkohe Gazprom dhe Eni, kompania me e madhe italiane e naftes, jane duke perkrahur nje gazsjelles te ri prej 15 miliarde USD, te quajtur "South Stream", per te rivalizuar "Nabuccon".

Turqia, anetar i NATO-s dhe vend kandidat per ne BE prej 2005, aspiron prej shume kohesh qe te bashkoje rajonet energjetike te Azise Qendrore me Evropen. Qyteti-port i saj Ceyhan merr 1 milion fuci nafte ne dite prej Azerbajxhanit permes naftesjellesit Baku-Tbilisi-Ceyhan. Perpjekja e Turqise per me shume kontroll mbi "Nabucco", dhe me shume te ardhura, ndeshet me propozimin e BE-se qe Turqia ashtu si Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Austria te marrin vetem taksat e transitit te lidhura me kostot. "E gjithe Turqia eshte duke u perpjekur te marre nje pjese te gazit per konsumin e brendshem dhe pjesen e saj te barabarte te transaksioneve tregtare", thote Mithat Balkan, i cili deri 6 muaj me pare ishte koordinator per ceshtjet e energjise ne Ministrine e Jashtme turke.

Turqia nuk ndjen ndonje detyrim per te vepruar ne perputhje me rregullat e vendosura nga nje klub prej 27 vendesh i cili nuk e ka pranuar ate si anetare, thote Balkan. "E ardhmja e Turqise ne BE akoma nuk eshte shume e qarte, keshtu qe te thuash qe eshte nje test nuk ka logjike", tha ai.

Negociatat lidhur me hyrjen e Turqise ne BE-ja kane ngecur ne vend, pjeserisht per shkak te kundershtimit per te lejuar nje vend me shumice derrmuese myslimane te futet ne nje grup vendesh historikisht kristiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›