E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Zgjedhjet serbe ne Kosove, ilegale

Kryeministri dhe Qeveria e Kosoves kane kundershtuar dje zyrtarisht mbajtjen e zgjedhjeve lokale te Serbise ne territorin e Kosoves. Kryeministri Hashim Thaci tha se zgjedhjet serbe per Kosoven konsiderohen ilegale dhe te papranueshme, ndersa paralajmeroi se Kosova pas vitit 2015, do te jete perfundimisht pjese e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Sidoqofte, Thaci beri thirrje per gjakftohtesi ndaj tendencave te Serbise per mbajtjen e ketyre zgjedhjeve ne Kosove, neper komunat e banuara me serbe, me 11 maj. "Pretendimet e Beogradit per te mbajtur zgjedhje lokale ne territorin e Kosoves nuk do te prodhojne kurrfare efektesh dhe do te jene jo legjitime", sqaroi Kryeministri. Ai tha se Kosova angazhohet per marredhenie te mira me te gjitha vendet fqinje, perfshire edhe Serbine, nderkaq tendencat serbe per zgjedhje lokale ne Kosove, sipas kryeministrit kosovar, nuk do t'i shtyjne institucionet e Kosoves qe te bien ne provokime.

Thaci tha se Kosova do te reagoje me gjakftohtesi ndaj pretendimeve serbe per organizimin e zgjedhjeve komunale me 11 maj. "Qendrimi yne eshte se ai pretendim eshte ilegal dhe ato zgjedhje do te jene jo legjitime dhe te panjohura nga askush", paralajmeroi Kryeministri, duke shtuar: "Edhe kete pretendim provokues te Serbise per zgjedhje lokale ne Kosove, ne do ta kalojme me gjakftohtesine dhe vendosmerine me te larte si institucione shteterore dhe si qytetare".

Ndersa e ka vleresuar te suksesshme periudhen e pas shpalljes se pavaresise, Kryeministri Hashim Thaci tha se qeveria dhe institucionet e Kosoves do te vihen ne nje fushate lobimi per nje njohje me te madhe te Kosoves nga vendet e ndryshme boterore. Fushata ne mbeshtetje te njohjes se pavaresise se Kosoves, theksoi Thaci, do te zhvillohet nga institucionet vendore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›