Tadic: Serbia do ta nenshkruaje MSA-ne
Kryetari i Serbise dhe i Partise Demokratike (DS), Boris Tadic, ka deklaruar ne Shabac se Serbia do ta nenshkruaje Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian. "Do ta bejme kete per shkakun tone, per Serbine, per Kosoven dhe per ardhmerine", ka thene Tadic. Ne tubimin parazgjedhor ne Shabac, ai tha se "forcat anti-evropiane" ne Serbi, te cilat me se shumti e denojne kete marreveshje, kane marre pjese ne krijimin e saj, duke aluduar keshtu ne Partine Demokratike te Serbise te Kryeministrit ne doreheqje, Vojisllav Koshtunica.