E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një minator në gjendje të rëndë, protestë në Bulqizë

 Mëngjesin e së martës, Sali Alliu, la grevën duke përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet edhe një protestë nga minatorët që janë jashtë grevës së urisë, por që protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Duket se arritja e një marrëveshjeje midis kompanisë ACR dhe minatorëve është ende larg, ndërsa të mërkurën pritet të mbërrijë në Bulqizë edhe presidentja e kompanisë austriake në tentativë për t’i dhënë fund grevës. Pika kryesore për t’u plotësuar tashmë është largimi i drejtorit të minierës.

Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, tha se minatorët nuk kishin më arsye për të vazhduar protestën, ndërsa e konsideroi grevën e minatorëve me prapavijë politike.

Dhjetëra minatorë kanë dalë sot në protestë në qendër të qytetit të Bulqizës, duke brohoritur për të përmbushur kërkesat e tyre. Minatorëve i janë bashkuar edhe familjarët e tyre dhe qytetarë të tjerë të Bulqizës. Ende nuk ka një zgjidhje zyrtare për kërkesat e minatorëve.

Megjithëse ka sinjale pozitive nga kompanie, ende nuk është arritur kompromisi i shumëpritur prej muajsh. Thuajse gjatë gjithë verës, minatorët kanë protestuar të mbështetur nga kreu i Sindikatave Kolë Nikolla, i akuzuar shpesh nga kompania se po i përdor këto protesta për qëllime politike.  /Start/

                                                                                             2011-09-27 10:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›