E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e doganierëve grekë paralizon eksport/importet

 Përveç kalimtarëve, në doganën e Kakavijës nuk mund të kalojnë automjetet si dhe maunat për transportin e mallrave.

“Situata në dy pikat kufitare të rajonit jugor, Kakavijë (Gjirokastër) dhe “Tre Urat” (Përmet) paraqitet e qetë, kjo fale bashkëpunimit të ngushtë me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit”, bëjnë të ditur burimet doganore.

Ato sqaruan se brenda këtij harkut kohor të grevës, të drejtën e kalimit kufitar e kanë vetëm trupat diplomatikë, si dhe shërbimi i urgjencës. Ndërkohë, thuhet se greva e doganierëve grekë ka bllokuar importet dhe eksportet, duke krijuar kështu një deficit artificial në arkën e shtetit.

Burime zyrtare nga pika doganore e Kakavijës, bëjnë me dije se doganierët grekë kanë filluar grevën e tyre prej orës 07.00 të mëngjesit të djeshëm dhe do ta ndalojnë pas 48 orësh.

Arsyeja që çoi doganierët në këtë greve, vjen si rrjedhoje e planit të qeverisë për të shkurtuar deri në masat 30% vendet e punës, kjo gjë ka çuar në bllokimin e procedurave doganore kufitare./L Ferhati/Start/

                                                                                             2011-09-27 10:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›